Kreret e shtetit ngushellime per vdekjen e Baba Reshat Bardhit
Presidenti i Republikes Bamir Topi shprehi sot ngushellimet me te ndiera per ndarjen nga jeta te Kryegjyshit Boteror te Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhit.
Haxhi Dede Reshat Bardhi i perket atij brezi te paharrueshem atdhetaresh te cilet iu kundervune diktatures komuniste nepermjet forces se shpirtit besimit per te Plotfuqishmin dhe dashurise per shqiptarizmen. Ai ishte jo vetem nje njeri i rralle nje udheheqes fetar altruist dhe frymezues por edhe nje shqiptar i vertete i cili e kaloi gjithe jeten dhe u shua duke luftuar e duke u perpjekur per idealet me sublime te besimit lirise demokracise dhe perparimit- thuhet ne mesazhin e kreut te shtetit Bamir Topi.
Sipas presidentit Haxhi Dede reshat bardhi ka dhene kontributin e tij jo vetem per fene e bektashizmin por edhe per rivendosjen dhe konsolidimin e demokracise ne Shqiperi
Shpirti i tij u prehte ne paqe- shkruan presidenti Topi
Nderkohe kryeministri i vendit Sali Berisha ka shprehur gjithashtu t ngushellimet e tij Kryegjyshates se vendit dhe te gjithe besimtareve bektashinj me lutjen qe shpirti i ngritur i Baba Reshat Bardhit te gjeje paqen e amshuar.
Shqiperia dhe shqiptaret kane pasur tek Kryegjyshi i bektashizmit nje simbol te madh te miresise paqes mirekuptimit dhe perkushtimit ndaj vlerave njerezore e hyjnore. Pas shembjes se diktatures komuniste Baba Reshat Bardhi rindertoi me shpejtesi vlerat e rrenuara nga regjimi barbar te bektashizmit shqiptar. Ai vdiq sot duke lene mbrapa vepren e tij te frymezimit per mirekuptim paqe tolerance e harmoni- shkruan Berisha ne ngushellimin e tij.