Zhgenjimi im nga keqperdorimi i Sabri Godos
Ne nje interviste te republikanit Sabri Godo shperndare nga stafi elektoral i Lulezim Bashes behet nje perpjekje e panevojshme per te justifikuar gjestin e lenies se nenshtetesise shqiptare te zonjushes Aurela Isufi tani grua e kandidatit te Berishes per Bashkine e Tiranes. Them e panevojshme pasi lenia e shtetesise eshte nje akt personal dhe per te nje qytetar nuk ka pse i jep llogari askujt. Ne kete kontekst zonjusha Isufi e cila ka hequr dore me vullnetin e saj nga shtetesia shqiptare ka pasur arsyet e saj per te cilat eshte e lire te mos na jape asnje shpjegim.
Ne rastin konkret ceshtja po ngjall debat per arsyen se burri i saj nje vit pasi ajo ka hequr dore nga shtetesia ka nisur nje karriere te befasishme politike sponsorizuar nga familja Berisha dhe eshte rikthyer ne atdhe per te qene per 6 vite minister dhe tashme kandidat per kreun e Bashkise se Tiranes. Lenia e shtetesise nga zonja Isufi eshte nje lajm i vjeter qe i eshte permendur zotit Basha dhe dy vjet me pare dhe nje vit me pare. Tani ceshtja behet me e ndjeshme pasi ai po kerkon te behet qytetar i pare i Tiranes me nje handikap te madh ne gjendjen civile familjare pasi gruaja dhe vajza e tij kane shtetesi holandeze duke lene ate shqiptare. Askush te mos pretendoje se kjo gje mund te mos i permendet zotit Basha por eshte dyfish fyerje per qytetaret e Tiranes qe ne vend te familjes Basha te pergjigjet zoti Godo dhe per me teper te thote disa genjeshtra qe nuk e nderojne.
Genjeshtra e pare qe nuk nderon zotin Godo eshte koha kur ai pretendon se ka njohur zonjen Isufi. Po e citoj te plote Une kete Aurelen te shoqen e Lulezim Bashes e kam njohur personalisht qe 15 vite me pare qe ne kohen kur ishte ende cupe e re qe u fejua. Une e pyeta ku e ke burrin dhe me tha se punon ne Kosove. Qe ne ate kohe e kam njohur si nje vajze shume te shkathet shume te dashur inteligjente qe punonte me holandezet....
Me vjen keq te mendoj ndonje arsye shendetesore ne kete lajthitje te zotit Godo por nese bejme 15 vite me pas i bie qe zoti Godo ta kete njohur zonjushen Isufi ne vitin 1996. Dua ti kujtoj zotit Godo meqe ndonjehere merret dhe me ceshtjen tone kombetare se ne vitin 1996 Kosova ishte nen Serbi edhe pse kish veteshpallur pavaresine. Zoti Basha sipas CV se tij atehere ishte student ne Hollande dhe nuk kish cte bente ne Kosove vetem nese punonte per serbet. Por une e besoj qe zoti Godo e ka takuar zonjushen Isufi ne vitin 1996. Ne ate koha zonjusha e cila eshte nga stermbesat e Vehbi Alimuces sherbente ne kompanine e njohur piramidale ne vend si ndihmese e nenes se saj e cila ishte njeriu kyc ne administrimin e kompanise VEFA dhe pareve te saj. Zotin Godo te gjithe e mbajme mend qe e respektonte shume zotin Alimuca merrte pjese ne gjithe veprimtarite e kompanise ne fjale dhe mund ta kete takuar zonjen Isufi. E sigurt eshte qe zonja Isufi nuk i ka thene qe jam e fejuar dhe aq me teper nuk i ka thene qe burri im eshte ne Kosove. Kete ja kane thene me sa duket tani tek shtabi i zotit Basha por kjo nuk e nderon nje shkrimtar qe shpesh here tenton te shkruaje dhe tema historike ne letersine e tij pasi eshte pasaktesi e madhe. Shpresoj qe zoti Godo te mos e kete kete angazhim nga lidhjet e tij te vjetra me VEFA-n por nga deshira per te ndihmuar nje kandidat te se djathtes ne Tirane qofte dhe duke genjyer per ndonje gje.
Genjeshtra e dyte e zotit Godo eshte puna e nenshtetesise. Godo thote Me sa di une kjo puna e nenshtetesise eshte nje spekulim ne te vertete. Ne ate kohe ajo kishte blere nje shtepi ne Holande por ai vend ka ligje nuk eshte si ne qe mund te ndertosh si te duash dhe te besh si te duash dhe ta kthesh oxhakun nga te duash. Atje i thane qe te blesh shtepi ketu duhet nenshtetesia holandeze dhe ajo e mori nenshtetesine holandeze. Dhe doli nje ligj ne vitin 2004 ne Holande qe thoshte se mund te marresh nenshtetesi holandeze ne rast se le nenshtetesine e vendit nga vjen....
E theksuam dhe ne fillim se vendimi per te lene shtetesine shqiptare eshte vullnet personal dhe kjo sanksionohet qarte dhe ne ligjin tone per lenien e shtetesise. Ate nuk mund te ta heqe askush per cfaredo arsyeje. Gruaja e zotit Basha ka qene e lire ta beje kete dhe e ka bere. Zotin Godo duhet ta kene keqperdorur kur i kane thene se ne Hollande nuk lejohet te blesh shtepi po nuk ishe shtetas holandez pasi mjafton nje leje qendrimi ne nje vend evropian per te blere nje banese. Po ashtu zotin Godo e kane genjyer kur i kane thene se ne vitin 2004 ka dale nje ligj ne Hollande qe nuk lejohej dyshtetesia pasi legjislacioni holandez e lejon dyshtetesine. Edhe legjislacioni austriak qe eshte me i rrepti nuk te lejon dyshtetesine ne momentin qe kerkon ate austriake por nje dite me pas ti mund te rimarresh nje shtetesi tjeter. Zonja Isufi-Basha ka bere zgjedhjen e saj dhe duhet te kete arsyet e saj. Do te me vinte shume keq nese nuk i eshte treguar e sinqerte zotit Godo kur eshte perpjekur ta perdore per kete interviste. Ajo e ka dorezuar shtetesine shqiptare pikerisht ne vitin 2004 dhe ka pase kohe sidomos ne vitin 2005 kur burrin e saj e sollen me parashute ne Tirane per te bere karriere politike sponsorizuar nga familja Berisha qe ta rimerrte shtetesine. Une kam dyshimet e mia dhe jo pak informacione se zonja Isufi Basha ka pase arsye qe nuk lidhen me zotin Basha per te mbajtur shtetesine holandeze sidomos qyshkurse shteti shqiptar pa dashje nisi te hetonte per pronat dhe investimet e VEFA ne Hollande hetime qe u nderprene menjehere pas vitit 2005. Por ky eshte problem i saj. Une kembengul qe ne nuk kemi pse i kerkojme asaj me zor te ribehet shqiptare. Por dhe zoti Godo nuk ka arsye te mjaftueshme publike te keqperdoret ne kete moshe nga cifti Basha- Isufi vetem ne mos paste ndonje hall personal te vjeter meqe i ka mbetur ne mendje viti 1996.
Me beri pershtypje po ashtu qe zoti Godo bente sikur e dinte nga Vlora kete vajze. Ne te vertete ajo dhe zoti Godo jane nga e njejta zone nga Progonati i Tepelenes natyrisht me origjine. Por ne kujtesen e tij me shume ka ngelur fakti qe ajo eshte nje nga stermbesat e Vehbi Alimuces nga Vlora se sa vajze e nje njeriu te modest nga Kurveleshi i transferuar me vone ne Tirane. Dy femijet e kesaj familje jane larguar ne Hollande pas vitit 1997 jane shkolluar ne universitete te shtrenjta kane blere dhe shtepi sic thote zoti Godo nderkohe qe prinderit e tyre ketu nuk i kane pasur ato mundesi. Mua me kujtohet babai i zonjes Isufi nje burre modest dhe fjalepak qe Gramoz Ruci donte ta bente anetar te Keshillit Kombetar te Radiotelevizioneve ne vitin 2004 mos gaboj dhe une per shkak te idese fikse se ai duhet te ishte ndonje ekstremist i majte i kerkova zotit Berisha qe PD te votonte Halil Lalaj meqe dhe ky ishte kandidature alternative nga Partia Socialiste. Zoti Berisha e beri meqe nuk e dinte se kete do ta kishte vjehrrin e yllit te familjes se tij pas nje viti. Une pata nje shije te mire nga portreti i tij pasi mu duk njeri modest dhe qe e kerkonte ate vend pune edhe per shkakun se nuk kishte shume pare. shte pak e cuditshme te besoj se babai kerkonte nje rroge ne Shqiperi ndersa e bija dhe djali harxhonin nga 100 mije dollare ne vit ne Hollande per shkollimin dhe blinin dhe shtepi. Ka shume gjera qe nuk shkojne ne kete histori zoti Godo dhe nuk do te pergjigjesha publikisht po te mos te njihja dhe po te mos me vinte keq qe je ne pozite kaq te veshtire sa duhet te perdoresh ne kete moshe.
Une mendoj se rruga e kandidatit Basha per tu perballur me kete fakt nuk je ti. Ai duhet te perballet me kete fakt se pari duke e pranuar dhe se dyti duke ja lene ne dore qytetareve ta gjykojne. Ne mund ta votojme Lulezim Bashen edhe sikur te kishte nje grua te lindur ne Hollande qe do te behet shqiptare edhe tani qe ka nje grua shqiptare qe deshiron te jete hollandeze edhe nese nuk do te kishte grua fare apo do te divorcohej gjate fushates. Kjo eshte nje histori personale e tij dhe nje zgjedhje e tij. E vetmja gje e dyshimte ne gjithe kete histori eshte perpjekja per te shpikur genjeshtra per gjera qe nuk ka nevoje. Mos i fyeni qytetaret duke u ofruar nje genjeshter per ta votuar. Ata mund te votojne nje njeri te vertete qofte dhe me te meta por kurre nje genjeshter te persosur nga genjeshtare. Qofshin keta dhe eksperte historish.