Berisha në Turqi, prezanton iniciativat në ekonomi
Kryeministri Sali Berisha ka takuar në Stamboll presidentin e Forumit Ekonomik Botëror dhe Azinë Qendrore. Berisha njohu Schwab me iniciativat e ndërmarra në mbështetje të biznesit dhe në fushën ekonomike.
STAMBOLL – I ndodhur në Turqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe Azinë Qendrore, kryeministri Sali Berisha është takuar me presidentin e këtij forumi Klaus Schwab. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha njohu Schwab me iniciativat e ndërmarra në mbështetje të biznesit si “One stop shop”, vendimin për të mos pasur prokurime direkte nga janari 2009, heqjen e 2/3 të lejeve dhe licencave, ndërsa për lejet e ndërtimit dhe licencat e tjera do të adaptohet parimi ‘heshtja është pranim’. Nga ana tjetër Schwab, duke vlerësuar arritjet në fushën ekonomike dhe stabilitetin politik në vend, u shpreh se Shqipëria ka pësuar një transformim rrënjësor në vitet e fundit. Gjithashtu Schwab shprehu konsideratën për vendosmërinë e qeverisë për të bërë sa më eficente shfrytëzimin e potencialeve të Shqipërisë. Gjatë bisedës u diskutua për klimën politike dhe impaktin e saj në ekonominë e Ballkanit, ku presidenti i Forumit në Stamboll u shpreh se ka një trend pozitiv në bashkëpunimin rajonal dhe se ky trend po konsolidohet edhe më shumë.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha shprehu se Forumi Ekonomik Botëror për Azinë Qendrore është një tjetër rast për të prezantuar potencialet e mëdha të vendit në energji, në pasuri hidrike, minerale, turizëm.
Gjate bisedës u diskutua për klimën politike dhe impaktin e saj në ekonominë e Ballkanit, ku zoti Schwab u shpreh se ka një trend pozitiv në bashkëpunimin rajonal dhe se ky trend po konsolidohet edhe më shume.
Kryeministri Berisha ftoi Schwab për të vizituar Shqipërinë, ftesë që u pranua me kënaqësi nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror dhe Azinë Qendrore.
Kryeministri Berisha po zhvillon një vizitë dy ditore në Stamboll, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Europën dhe Azinë Qendrore.
(a.s/Balkanweb)