Prifti: PS synon largimin e anëtarit të LSI nga KQZ
LSI ka akuzuar sot PS se ka vendosur si kusht kryesor për bashkëpunim për reformën Zgjedhore heqjen nga KQZ, të anëtarit të saj. Gjithashtu kjo parti i ka bërë thirrje dy forcave të mëdha politike të sjellin sa më shpejt në Kuvend Kodin Zgjedhorë
TIRANE- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi sot Partinë Socialiste se ka kërkuar largimin e anëtarit te LSI-së nga nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si dhe nga komisionet e tjera, si kusht bashkëpunimi për Reformën Zgjedhore me Partinë Demokratike. Në një deklaratë për shtyp nënkryetari i kësaj partie Dritan Prifti u shpreh se “ky është një fakt tepër i rënde dhe komprometues për PS-në, e cila duhet të ishte në krye të reformës zgjedhore në Shqipëri”. Prifti kërkoi nga dy forcat e mëdha politike PS dhe PD që të sjellin sa më shpejt në Kuvend reformën zgjedhore, e cila theksoi ai "duhet të jetë një reformë konsensuale dhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri".
(a.r/balkanweb)