Reforma Zgjedhore, Kuvendi shtyn afatin e Komisionit
Shtyhet edhe për 15 ditë të tjera afati i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Komisioni do të punojë rreth sistemit zgjedhor deri më 14 Nëntor, pavarësisht se afati i tij përfundonte sot. Këtë vendim Kuvendi e mori sot me shumicë votash
TIRANE-Komisioni për Reformën Zgjedhore nuk do të përfundojë sot misionin e tij, por do të vazhdojë punën deri më 14 Nëntor. Ky vendim u mor sot në seancën parlamentare të radhës. Ligjvënësit votuan sot për shtyrjen e afatit të Komisionit Parlamentar të Reformën Zgjedhore. Me plot 81 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime, deputetët shtynë me 15 ditë me shumë afatin e Komisionit. Ky Komision i posacëm për Reformën Zgjedhore do të përfundojë punën e tij më 14 Nëntor. Kjo nuk është hera e parë që shtyhet puna e këtij Komisioni.
Komisioni zgjedhor, i ngritur me një vendim të Kuvendit në muajin qershor, ka për detyrë hartimin e amendamenteve të nevojshme ligjore për ruajtjen e standardeve në zgjedhje, mbështetur në rekomandimet e paraqitura në raportin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.
Ndërkohë përfaqsues të ndërkombëtareve të akredituar në Shqiperi kanë bërë thirrje kohët e fundit që të përfundohet në kohë puna me Reformën Zgjedhore. Edhe partitë e vogla kanë deklaruar disa herë publikisht për punën e ngadaltë që po bëjnë dy partitë e mëdha për Reformën Zgjedhore. Ato akuzojnë se kjo bëhet qëllimisht që në prag zgjedhjesh të merren vendime të shpejta lidhur me sistemin zgjedhor dhe në favor të partive të mëdha.
(d.b/BalkanWeb)