Miqësia Shqipëri-SHBA, Topi takon Stjuart Xhons
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Stjuart Xhons është takuar sot me presidentin shqiptar Bamir Topi. Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e mira mes SHBA dhe Shqipërisë.
TIRANË - Presidenti i Bamir Topi priti sot në takim zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit Stjuart Xhons dhe ambasadorin amerikan në Tiranë Xhon L. Withers II. Gjatë bisedës së tyre, kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar Xhons për miratimin nga Senati i SHBA-së të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe nënshkrimin e këtij protokolli nga vetë presidenti Xhorxh W. Bush.
Nga ana e tij Zëvendësndihmës Sekretari amerikan të Shtetit siguroi presidentin Topi se qeveria amerikane do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm proceset integruese të Shqipërisë në NATO. Xhons vlerësoi shumë rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon duke theksuar nevojën se pas krijimit të shtetit të ri të Kosovës, mbarë Ballkani duhet të projektohet drejt një zhvillimi të plotë integrues dhe bashkëpunimi më të ngushtë ekonomik.
Po kështu edhe presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve duke shprehur besimin se këto marrëdhënie do të arrijnë në nivele edhe më të larta, pas anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO.
(a.s/Balkanweb)