Berisha në Vlorë, premton investime të mëdha
Kryeministri Berisha ka inaguruar fillimin e punimeve në rrugës Peshkëpi-Ura e Drashovicës në Vlorë. Ai ka premtuar investime të mëdha në këtë qark gjatë 4 viteve të ardhshme, të barabarta me fondet që janë investuar në 20 vitet e fundit.
VLORE- Kryeministri Berisha premton investime të mëdha për rrethin e Vlorës gjatë 4 viteve të ardhshme , të barabarta me fluksin e tyre gjatë 20 viteve të fundit. Kreu i qeverisë ka inagruar fillimin e punimeve të rrugës Peshkëpi – Ura e Drashovicës, një investim në vlerën e 87.2 milion lekëve nga buxheti i shtetit. Kryeministri ka deklaruar se infrastruktura rrugore, porti dhe bujqësia janë drejtimet kryesore ku do të përqëdnrohen investimet në Vlorë, të cilat do të bëhen burim për punësimin e mijra qytetarëve.
“Qeveria e mandatuar është e vendosur që këto katër vite të investojë në Vlorë më shumë se 20 vitet e shkuara të marra sëbashku. Këto katër vite, Vlora do të njohë zhvillimet më të mëdha, parkun industrial dhe njërin prej porteve më gjigande në Mesdhe. Do financojmë cdo rrënjë ulliri , cdo dru frutor apo vreshtë të mbjellë nga fermerët e Vlorës ” u shpreh Berisha.
Kryeministri deklaroi se do të zhvillohen potencialet turistike të Vlorës, nëpërmjet ndërtimit dhe asfaltimit të të gjitha rrugëve dhe rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike. Paralelisht do të garantohet furnizimi me energji dhe ujë të pijshëm. (e.n/News24/BalkanWeb)