E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, policia masa për shmangien e aksidenteve

Policia e qarkut të Shkodrës e mbështetur edhe nga task-forca ka nisur sot një aksion masiv për parandalimin e aksidenteve dhe normalizimin e qarkullimit rrugor në akset problematike dhe në pikat turistike Shiroke-Zogaj e Velipojë. 

SHKODER- Shtohen masat dhe kontrollet në rrugët e vendit, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe normalizimin e qarkullimit rrugor. Aksidentet e shumta të ndodhura gjatë kësaj jave, kanë bërë që policia rrugore e qarkut të Shkodrës të përforcojë kontrollet në të gjitha akset kryesore të qytetit, sidomos në ato më problematiket sic janë Shkodër-Velipojë dhe Shkodër- Lezhë.
Sipas shefit të qarkullimit, aksionet e policisë mbështeten edhe nga një task-force e ngritur për këtë qëllim. “Është dyfishuar bllokimi i mjeteve, është trefishuar numri i masave laksative për shpejtësi, pije alkoolike, parakalim të gabuar. Burimi kryesor i aksidenteve janë mjetet me targa të huaja, kryesisht mjetet që vijnë prej Anglie për shkak se kanë vështirësi në qarkullim sepse kanë timonin në krah të kundërt” u shpreh shefi i qarkullimit.

Mësohet se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim , duke u përqëndruar më tepër në pikat turistike si Shirokë-Zogaj dhe në plazhin e Velipojës. Vetëm në dy ditët e fundit, 6 persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në Velipojë dhe në aksin nacional Lezhë-Shkodër, ndërkohë që tre të tjerë mbetën të plagosur.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›