Berisha ne Vore prezanton Ismailin dhe premton ndryshime te medha

Ne Bashkine e Vores do te kete ndryshime te medha ne kater vitet e ardhshme- ky ishte premtimi i kryeministrit Sali Berisha gjate prezantimit te kandidatit te Aleances per Qytetarin per Bashkine Vore Fiqiri Ismaili.
Sipas kryeministrit ne kater vitet e shkuara ne krye te Bashkise se Vores Fiqiri Ismaili ka deshmuar se eshte nje menaxher i shkelqyer dhe qytetari i i cili jeton me hallet e qytetarit.
Ne ditet me te veshtira ai u tregua njeri me integritet dhe dha kontribut historik per kalimin e pasojave te Gerdecit- theksoi ai.
Berisha beri nje pasqyre te investimeve te qeverisjes se tij ne kete Bashki duke theksuar se ne 4 vite qeveria e tij ka investuar 50 here me shume se qeveria socialiste ne 8 vite.
Berisha edhe nga Vora iu drejtuar kreut te opozites Edi Rama duke thene se pervec kesaj alternative eshte edhe alternativa E rruges se vetme dhe alternative Fajin e ka Saliu Me alternativen e tij Fajin e ka Saliu shoku Edi Rama deshmon se ka tmerr nga mekatet e tij. Nuk kam ndermend te merren me te pasi une merrem me qytetaret sepse ju jeni te paret.