Basha, në vëmëndje ulja e taksave

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha në vijim të fushatës elektorale, ka qenë ditën e enjte në tregun e ish-Uzinës Dinamo. Në takimet që ka pasur me tregtarët e këtij tregu, kandidati i "Aleancës për Qytetarin" Lulzim Basha ka vënë sërisht theksin në uljen e taksave. Gjatë bisedimeve, kandidati i PD-së, Basha u ka ofruar edhe ndihmën që do t`u jap Bashkia e Tiranës për kushte më të mira për tregtim si dhe përmirësimi i infrastrukturës. I gjithë takimi është ndjekur nga kamera e RTV “Ora News”.
Në këtë zone, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka zhvilluar takime dhe me banorë të zones, ku sipas tij, një nga pikat kyçe të projektit të tij për kryeqytetin do të jetë punësimi dhe hapja e vendeve të reja të punës.