E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha, ne aferen e Gerdecit”

TIRANE – Akuza te forta te kryetarit socialist Rama kunder Berishes per perzierjen ne aferen korruptive te Gerdecit. Nje deklarate te tille ai e dha ne nje konference per mediat, teksa ka reaguar rreth treguesve te punes se qeverise per 7 muajt e vitit 2008. Rama akuzoi Berishen se ka genjyer shqiptaret rreth te vertetes se arritjeve te qeverise. Per te, shifrat qe dha kryeministri nuk korrespondojne me raportin e FMN, i cili shfaq nje tjeter te vertete per Shqiperine. “Shfaqje te padenje dhe analize bolshevike”, e ka cilesuar kryesocialisti Edi Rama analizen e prezantuar dite me pare nga kryeministri Sali Berisha. “Partia Socialiste reagoi zyrtarisht ndaj kesaj shfaqjeje te padenje per nje kryeminister qe jeton ne Evropen e vitit 2008 dhe ligjeron si nje agjitator i periudhes bolshevike, i cili genjen, genjen dhe vetem genjen. Por, besoj nuk eshte e tepert t'i rikthehemi sot asaj shfaqjeje skandaloze, duke ballafaquar "kopshtin me trendeline" te propagandes bolshevike te kryeministrit tone me shifrat kuptimplota te raportit me te fundit te FMN”, tha Rama. Sipas tij, shifrat e raportit te FMN deshmojne qarte korrupsionin ne vend duke e renditur ate si nje nder vendet me te korruptuara ne Bote. Per te, shifrat konfirmojne, pa asnje medyshje, se korrupsioni eshte jo vetem njolla me e zeze e kesaj qeverisjeje, por se treguesi i korrupsionit per periudhen 2005-2007 eshte dy here me i keq se ai i periudhes se meparshme dhe tri here me i keq se ai i vendeve te pranuara se fundmi ne BE. Rama tha se, ne treguesin e korrupsionit Shqiperia renditet ne krye kokeposhte, e zhytur edhe me thelle sesa Kazakistani, Azerbaxhani, Moldavia, Bjellorusia e te tjera. “Raporti nuk thote se cfare ka ndikuar me shume ne kete vleresim tejet negativ, perhapja endemike e korrupsionit ne cdo kontakt me administraten shteterore(?), rritja e dukshme e korrupsionit famekeq ne administrimin e fondeve publike(?), shperthimi vullkanik i korrupsionit ne Gerdec apo vete implikimi i kryeministrit ne kete turp te pashembullt te qeverise shqiptare (?)”, deklaroi kryetari socialist. Per te cilin, analiza e qeverise e bere nga kryeministri ka acaruar shqiptaret te cilet jane te zhgenjyer nga kjo qeverisje e tij. Sipas Rames, Raporti konfirmon, permes shifrave se treguesi i nivelit te zbatimit te ligjit dhe rendit publik, eshte perkeqesuar ne menyre alarmante si dhe deshtimin me fshatin. “Parate e shqiptareve shperdorohen rregullisht pa asnje gajle per shpenzime qeveritare dhe rendom pa asnje sens rrugeve ajrore te planetit, ku pushtetaret tane kuturisen qofte edhe vetem per te regjistruar a fotografuar nje sekuence shtrengimi duarsh apo buzeqeshjeje reciproke korridoreve te botes. Vetem per qokat e kota nderkombetare te spikeres se Kuvendit Jozefine, shqiptaret kane paguar 500 mije kilometra fluturime rrotull planetit”, akuzoi Rama. Kryesocialisti permendi dhe reformen per energjine ne kuader te se ciles e quajti KESH-in si nje bombe me sahat per shqiptaret. ”Ne vend qe te perqendrohej ne modernizimin e menaxhimit dhe kontrollin mbi te ardhurat e shpenzimet, kryeministri yne mbeti pre e paaftesise se tij e te njerezve te tij, duke paguar qimet e kokes se ketij vendi per te mbuluar me masa te perkohshme gropen e zeze te KESH-it dhe duke mbajtur fjalime parodike per Shqiperine berthamore. Mbledhja e te ardhurave te KESH-it sipas raportit ka rene deri ne me pak se 50% ... dhe duke bere qe zgjidhja e vetme te jete rritja e vazhdueshme e tarifave te energjise elektrike ne kurriz te familjeve shqiptare”. Rama tha se perpara fakteve te tilla duhet nje politike e re per shqiptaret, nje ndryshim thelbesor, rruge per te cilin do ta hapin socialistet e progresistet shqiptare, me bashkimin e ri te te gjithe atyre qe duan nje Shqiperi normale, pertej kufijve te vjeter te se majtes e te djathtes, per vete e per femijet e tyre. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›