“Berisha deshtoi me energjine”
PS ka akuzuar dje direkt kryeministrin Berisha per problemin me energjine e elektrike dhe per krijimin e monopoleve ne tregtine e karburanteve. “Sot Sali Berisha rrit cmimin e energjise elektrike per te shpetuar treguesit e kafshuar nga vjedhjet. Ai u heq dritat shqiptareve, per te permiresuar treguesit nga vjedhja ne korporate. Berisha shet energji elektrike, duke ua hequr shqiptareve, per te perkeqesuar treguesit nga vjedhja ne korporate”, ka deklaruar dje Brace. Per te, ai si genjeshtar dhe te korruptuar. “Berisha vazhdon te sherbeje dhe te shperndaje jo me energji, drita dhe uje, por mbi te gjitha te sherbeje togfjaleshin, sic edhe dje ne jug te vendi, “une do te financoj, une do te bej, une do te realizoj”, tha Brace. Ai tha se Qeveria eshte bere pjese e monopolit te tregtive te karburanteve, monopoli dhe qeveria gjithnje e me teper po rrjepin qytetaret.