E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha në ekspozitën e 2 poetëve të pushkatuar: Krijimet e tyre, diamante në letrat tona

Kryetari i Partisë Demokratike i zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha ka vizituar ekspozitën kushtuar poetëve të pushkatuar nga regjimi komunist, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.

Në fjalën e tij para mediave, Berisha deklaroi se askush nuk ka paraqitur dhe stampuar Shëpërinë e diktaturës sikurse kanë bërë dy poetët Blloshmi dhe Leka.

“Erdha të shpreh nderimin tim më të thellë për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të rinj, vëllezër siamezë në idealet e tyre të lirisë. Gjeni në krijimet e tyre letrare, Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, si në rrafshin artistik ashtu dhe në domethënien e kohës në të ciklën ato janë shkrojtur. Askush deri më sot nuk ka paraqitur, stamposur Shqipërinë e diktaturës siç ka bërë Vilson Blloshmi te Saharaja e tij. Ato janë një tufë krijimesh në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona. Poezitë e tyre mund ti krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë, pasi kanë brenda kurajën, guximin e jashtëzakonshëm se çfarë ishte diktatura. Dua të shpreh nderimin për Bedri Blloshmin. Pa punën e tij nuk do kishim këto vepra. Nuk do ishim në këtë ekspozitë e cila paraqet me dokumente të gjithë sagën, kalvarin e tmerrshëm që përjetuan këta 2 poetë të akuzuar se sabotuan ekonominë bujqësore të fshatit për të cilën dhe u ekzekutuan. Dua të ftoj shqiptarët të lexojnë poezitë e tyre sepse ato janë veprat në të cilën stigmatizohet me forcën më të madhe diktatura komuniste”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›