E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne familjen Hajdari Sot endrra e Azemit u be realitet

Tirane 28 nentor NOA - Duke kremtuar ne nje dite Festen e Pavaresise dhe ate te lirimit pas homazheve ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit kryeministri Sali Berisha zhvilloni vizita ne familjet e deshmoreve.

Kryeministri Berisha vizitoi familjen e deshmorit te demokracise Azem Hajdari dhe familjen e deshmorit te Luftes Antifashiste komandantit te Ballit Kombetar dhe nje prej firmetareve te Marreveshjes se Mukjes Hysni Lepenica.Ne viziten ne familjen Hajdari Berisha shprehu nderimet me te thella per Azem Hajdarin.

Ai u shpreh se Azemi dhe gjithe heronjte e tjere vendosen sakrificen ne themel te lirise dhe te historise se lirise.

Nga ana tjeter Berisha u shpreh se endrra e Azem Hajdari u be realitet. Duke folur per kontributin e Azemit dhe te heronjve te tjera Berisha u shpreh se askujt me shume se atyre nuk u takon e ardhmja sepse ajo ka munguar dhe cdo hap drejt saj cdo horizont i ri Azemin e ben me te madh me te perjetshem me te pranishem. Por ka dhe nje ngushellim te madh tha ai sepse sot endrra e Azemit eshte realitet.

Gjate vizites ne Familjen Lepenica kryeministri Berisha i percolli pjesetareve te familjes urimet per Diten e Pavaresise si dhe i shprehu atyre nderimin e tij te madh por dhe te te gjithe shqiptareve per sakrificen e Hysni Lepenices dhe te bashkeluftetareve te tij pa te cilen shqiptaret nuk do te ishin me ne harten e Evropes.

Ne u detyrohemi atyre per lirine qe kemi sot u detyrohemi te gjithe per keto qe kemi arritur e do arrime u shpreh kryeministri.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›