Berisha ne kerkim te gjyqtareve te tij
Kryeministrit Sali Berisha do ti duhet te riformuloje kritere te reja per standardin qe duhet te plotesojne kandidaturat per ne Gjykaten Kushtuese pasi rrezoi dje tri kandidatura te paraqitura nga Presidenti Bamir Topi te cilat permbushnin dy kriteret per te cilat ai justifikoi vitin e shkuar rrezimin e dekreteve te tij. Jane te gjithe te shkolluar pas renies se komunizmit dhe nuk kane veprimtari politike te cilesuar partiake.
Votimi i djeshem dhe argumentet banale qe u serviren per opinionin po shoqerohen ne sfond nga nje lajm tjeter sipas te cilit Partia Demokratike do ti kerkoje Gjykates Kushtetuese te interpretoje kriteret qe duhet te permbushin kandidaturat per anetare te kesaj gjykate.
Te gjitha keto levizje bosh ne te vertete zbulojne perse jane rrezuar kandidaturat e tjera vitin e kaluar dhe perse po vazhdojne te rrezohen keto sot. Shihet qarte se as pervoja e dikujt ne komunizem dhe as pervoja e te tjereve ne pluralizem nuk ka bindur dot kryeministrin i cili synon kontrollin e Gjykates Kushtetuese ti jape leje deputeteve te vet te votojne pro tyre. Arsyeja eshte e thjeshte.
Sali Berisha nuk eshte duke kerkuar anetare te Gjykates Kushtetuese por njerez te tij ne Gjykaten Kushtetuese. Me e pakta qe duhet te bejne ata eshte ti perngjajne kryetarit te sapozgjedhur i cili e nisi karrieren e tij duke u falur se pari ne zyren e kryeministrit.
Duke pare se Presidenti Topi arriti te gjeje kandidatura qe nuk i perkasin te kaluares komuniste dhe qe nuk jane as njerez politik Berisha i zene ngushte po perpiqet te perdore nje procedure konsultimi me Gjykaten Kushtetuese qe te pezulloje kandidaturat deri ne nje kohe tjeter kur te jete i gatshem per te kontrolluar dhe presidentin ndoshta ne vitin 2012.
E gjithe kjo ndodh ne nje kohe kur ne ishim pergatitur per nje fushate kryqezuese ndaj Bamir Topit i cili sipas Berishes kishte vonuar ne fillim te shtatorit plotesimin e kandidaturave per Gjykate Kushtetuese.
Presidenti Topi ua ka derguar keto kandidatura qysh ne javen e pare te muajit shtator dhe ato u shqyrtuan ne javen e pare te muajit nentor duke u rrezuar.
Kjo e ben te qarte se sulmet qe iu bene dy muaj me pare presidentit per mungese kandidaturash ishin thjesht presion per ti cuar Berishes kandidaturat qe ai do.
Tani jemi para nje situate krejt absurde. Gjykata Kushtetuese nuk po plotesohet me anetare dhe Berisha po synon ta paralizoje punen e saj derisa te sigurohet se do ta marre nen kontroll.
Me 9 nentor shqiptaret do te kene mundesi te degjojne nga Bashkimi Evropian nese Shqiperia i ploteson kushtet per te marre statusin e vendit kandidat per anetar te Bashkimit Evropian.
Une nuk e di sa argumente kunder i ka dhene qeveria shqiptare Komisionit Evropian per te na e refuzuar statusin e nje vendi kandidat per Bashkim Evropian ose sic do te thoshte Berisha endrres me te madhe te shqiptareve pas kohes se Skenderbeut por di te them se mjafton gjesti i kesaj jave kunder dekreteve te presidentit dhe shpalosjes se konceptit per kontrollin me cdo kusht te Gjykates Kushtetuese per tu refuzuar statusi i vendit kandidat dhe sikur ti kesh mire gjithe punet e tjera.
Per fatin tone te keq ne nuk kemi mire asgje tjeter dhe kjo qe po ndodh me perpjekjet e vendosura te Berishes per te kontrolluar Gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese eshte nje sinjal i frikshem per Perendimin por dhe per qytetaret shqiptare.
Nje kryeminister qe po qeveris me nje indeks marramendes korrupsioni i cili po vleresohet si mallkim per popullin shqiptar nga SHBA-te dhe nje familje ne pushtet e cila here- here mendon se dosjet e djalit vajzes apo shokeve e klienteve te tyre do te perfundojne nje dite para drejtesise e kane jetike te vene nen kontroll majat e drejtesise pasi ato pritet te thone fjalen e fundit per fatin e tyre te neserm kur te gjykohen si njerez qe plackiten Shqiperine.
Berishen e genjen mendja se duke vene disa servile te tij ne krye te ketyre gjykatave do te kete siguri per sot qe eshte ne pushtet dhe per neser. E genjen mendja Thjesht eshte duke marr me qafe Shqiperine duke e lene jashte listes se Bashkimit Evropian dhe jashte cdo shansi per te marre statusin e vendit kandidat.
Ata qe Berisha i emeron ne Gjykata si ushtare te tij diten qe ai do te ike nga pushteti do te jene partizane te varrosjes se tij dhe familjes se tij per arsyen e vetme se ata nuk jane gjyqtare por ushtare te pushtetit.
Dhe nderrojne bashke me te. Ne kete pike nuk jam i deshperuar se ne dore te kujt do te mbetet i inkriminuari Berisha dhe Familja e tij pas ikjes nga pushteti por jam i shqetesuar perse duhet ta vuajme ne sot friken e Berishes nga gjykimi i neserm i cili larg qofte po mbeti ne dore te ushtareve te sotem te Berishes do te jete me i keq se cdo denim i drejte nga gjyqtare dinjitoze.