E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat import mbetjeve toksike

Vendimi i qeverise per lejimin e importimit te plehrave per qellime riciklimi po shkakton debate te forta ne sektorin ambientalist ne vend por edhe jashte territorit te vendit tone.

Diskutimet e para ne Itali po hedhin tezen e kalimit te mbetjeve toksike si uranium i centraleve berthamore drejt brigjeve shqiptare te pashfrytezuara qe qeveria Berluskoni mund ti shfrytezoje per interesa te ndryshme.

Referuar nje marreveshjeje te gjere bashkepunimi qe Kryeministri italian ka firmosur tre vjet me pare me homologun e tij shqiptar Sali Berisha shteti i Apenineve i ka mundesite per te sjelle tonelata me mbetje te ndryshme urbane perfshi dhe nukleare duke shfrytezuar brigjet e pashfrytezuara te Shqiperise thuhet ne forumet italiane te corriere.it.

Sakaq perfaqesuesit kryesore te mbrojtjes se ambientit u thirren dje per te dhene qendrimet e tyre pse jane kunder vendimit te qeverise per importin e plehrave. Pas nje sqarimi me kreun e Komisionit te Veprimtarive Prodhuese i cili kerkoi rregull ne prezantimin e oponences grupet e interesit deklaruan ne thelb se vendimi i qeverise duhet ngrire per te mos thone se duhet anuluar pasi i vendos shqiptaret perpara nje rreziku per jeten. Kritika te forta paraqiti ne komision Sazan Guri sipas te cilit mungesa e bazes ligjore per paketimin do te sjelle shume pasoja. Nga riciklimi i mbetjeve metalike nga perpunimi i 100 toneve mbetje vetem 20 tone do te perdoren ndersa 80 tone te tjere jane mbetje ku do te shkojne. E drejta per riciklim u jepet kompanive te biznesit te cilat nuk jane kompani ricikluese dhe ambientaliste. Per te gjitha keto arsye ky vendim duhet pezulluar tha eksperti i mjedisit Guri.
Nje tjeter ze kunder projektit te qeverise e lidhte problemin me aspektin ligjor me mungesen e strategjise per riciklimin e plehrave dhe demtimin e disa sektoreve prioritare si bujqesia dhe turizmi. Ne kete strategji eshte prioritet turizmi dhe bujqesia dy faktore te cilet demtohen drejtperdrejt nga importi i mbetjeve ne vend. Vendimi i Keshillit te Ministrave eshte ne flagrance me prioritetet e percaktuara te cilat jane te diktuara edhe nga MSA thote Lavdosh Ferrunaj.

Sipas tij VKM-ja per importin e mbetjeve nuk ka nje plan te pergjithshem kombetar dhe pa kete plan nuk mund te instalohet nje industri e cila eshte industria me ndotese e ambientit.


Por edhe sikur ambientalistet te ishin pro VKM-se per importin e plehrave nga jashte ata shprehen dyshues mbi azotimin rigoroz te vendimit pasi ne vend mungojne shume akte ligjore per respektimin e kesaj reforme. Ne nuk kemi baze ligjore per zbatimin e ketij vendimi dhe per kete arsye kerkojme pezullimin e tij deri ne krijimin e infrastruktures dhe hartimit te legjislacionit thote Guri.


Nje tjeter ambientaliste Kozara Kati permend faktin e marreveshjes qe qeveria shqiptare ka firmosur me konventat ne mbrojtje te mjedisit sic eshte ajo e Arhusit viti 2001. Nuk po diskutojme per listen por per zbatimin e vendimit te qeverise e cila mund te kete shume pasoja per te gjithe. Ne nuk mund te klasifikojme dhe te menaxhojme mbetjet tona dhe jo te importojme edhe mbetje te tjera nga gjithe bota. Importi i mbetjeve ne Shqiperi eshte i parakohshem thote Kati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›