E Shtunë, 31 Tetor 2026

Groshet e Tupes

Ne nje shkrim te para disa diteve shkruajta se nuk ka asnje gje normale ne levizjen e LSI-se dhe Metes ne prehrin e Berishes. Nje levizje e tille nuk ka ndodhur ne asnje vend demokratik.


E perseris nje levizje e tille nuk ka ndodhur ne ASNJ vend tjeter demokratik Mund te jene formuar koalicione afatshkurtra pertej kraheve politike por ne asnje rast nuk eshte formuar nje bashkesi ku kryeministri te rimandatohej sidomos ne rastet kur fushata e kundershtarit bazohej ne largimin e tij nga pushteti dhe politika.


Para dy diteve lexoj rastesisht nje shkrim te analistit Edmond Tupja titulluar Djathoneza. Aty Tupja fliste per djathe majoneze vere te bardhe vere te kuqe peshk fruta embelsira dhe ushqime te tjera para dhe pas vaktit.


Dhe e gjithe kjo corbe e Tupes ishte gatuar me qellim per te bindur lexuesit se bashkimi i Ilir Metes me Sali Berishen nuk eshte rast unik i politikes shqiptare por eshte nje rast qe ka ndodhur edhe ne France kur Nikolas Sarkozi fitoi garen presidenciale.


Sa per sqarim ne rastin francez Nikolas Sarkozi fitoi bindshem zgjedhjet presidenciale dhe i ofroi postin e Ministrit te Jashtem Bernard Kushnerit nje Socialist dhe ekspert ne marredheniet me jashte.


Kete rast Tupja kerkon ta portretizoje permes corbes se tij si nje veprim identik me ate te bashkimit te Ilir Metes me Sali Berishen. Por keto dy raste jane teresisht te ndryshme dhe nuk kane asgje te perbashket jo vetem duke u nisur nga natyra e sistemit politik por edhe nga shume elemente te tjere.


E para ne kohen e fushates per zgjedhjet presidenciale Sarkozi nuk ishte ne pushtet sic ishte Sali Berisha ne Shqiperi dhe fushata e se majtes nuk u bazua ne sloganin Sarkozi Ik sic beri Meta ne Shqiperi me sloganin Berisha Ik. Si Sarkozi ashtu edhe socialistja Royal garonin si alternativa qeverisese pasi asnje nga ata nuk ishte ne pushtet.


Ne Shqiperi ndodhi e kunderta. Berisha ishte ne pushtet dhe Ilir Meta dhe LSI garuan dhe moren votat e elektoratit me qellimin per ta hequr Berishen nga pushteti dhe jo per ta mbajtur ate si kryeminister ne vazhdim.


E dyta Sarkozi e thirri Kushnerin ne kabinetin e tij pasi Sarkozi i kishte fituar bindshem zgjedhjet. Kushner nuk e perdori mandatin e dhene nga elektorati per te sjelle apo mbajtur ne pushtet Sarkozin pasi Sarkozi i kishte fituar zgjedhjet tashme. Krejt e kunderta ndodhi ne Tirane.


Berisha nuk i kishte fituar zgjedhjet dhe nuk formonte dot nje kabinet per te qeverisur. Ilir Meta qe mori mandatet per te larguar Berishen i perdori keto mandate per te mbajtur Sali Berishen perseri ne pushtet si kryeminister.


Sic e shpreha edhe me siper ne boten demokratike mund te jene formuar koalicione afatshkurtra pertej kraheve politike por ne asnje rast nuk eshte formuar nje bashkesi ku kryeministri te rimandatohej sidomos ne rastet kur fushata e kundershtarit bazohej ne largimin e tij nga pushteti dhe politika sic eshte rasti i Metes dhe LSI-se.


Se treti rasti i Frances nuk eshte koalicion politik sic ishte rasti Meta-Berisha ku pushteti u nda sikur ndaheshin tokat gjate reformes agrare ku 80 i takonin Berishes dhe 20 i takonin Metes


Dhe se fundmi pas pranimit te fteses se Sarkozise Kushner la teseren e socialistit dhe u be politikan i pavarur. Krejt e kunderta ndodh ne Shqiperi. Ilir Meta del mengjes dreke dhe darke duke i propaganduar shqiptareve se eshte nje socialist i vertete i ulur ne prehrin e Sali Berishes.


Sot LSI ka me shume mbeshtetes nga Partia Demokratike sesa ajo ka anetare te punesuar ne administraten publike. Sot Berisha me shume po investon per LSI-ne sesa per PD-ne. Arsyeja e ketij investimi eshte qe te mbaje te ndare te majten duke e perdorur LSI-ne si nje force percarese.


Ne momentin kur LSI u perball me ikjen e Dritan Priftit kur mazhoranca po lekundej dhe per ti treguar armiqve se LSI eshte fanar ndricues pushteti Berisha-Meta reagoi duke organizuar mitingje te LSI-se me punonjes administrate te ardhur me autobus nga cdo cepi i vendit.


Per te mos mjaftuar keto maskarada na del edhe Vangjel Tavo dhe na thote se meqenese eshte socialist i vertete po shkon te ulet edhe ai tek prehri i Berishes per te zgjidhur problemet e se majtes.


Ashtu sic mund ta keni kuptuar tashme arsyet e siperpermendura vertetojne se nuk ka as me te voglen lidhje midis pazarit Berisha-Meta dhe thirrjes qe Sarkozi i beri Kushnerit per te marre pjese ne kabinetin e te parit.


Pazari Berisha-Meta eshte nje rast i paprecedente dhe tejet i turpshem ne historine e politikes se botes demokratike. Ky pazar eshte nje corbe e prishur qe i serviret politikes shqiptare dhe demokracise.


Kurse shkrimi qe Tupja kishte shkruar per kete corbe ishte nje corbe me vete qe nuk e hane as qente e mehalles dhe jo me lexuesit qe perballen ne cdo moment me realitetin e perditshem te politikes Shqiptare. Ndaj do te ishte me mire qe Tupja te hidhte poshte corben e prishur dhe te fillonte te konsumonte fasule apo si i thone ndryshe groshe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›