E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në konventën e të rinjve: Jam i ri në shpirt e zemër (Topalli e Basha sulmojnë Ramën)

berisha mesuesNjë kryeministër i plakur dhe i kërrusur tentoi që të fitonte zemrat e të rinjve. Ndërsa rivalët për ta zëvendësuar në PD, Basha e Topalli, tentuan të fitojnë zemrën e të moshuarit

Kryeministri Sali Berisha ka folur në konventën e Partisë Demokratike për të rinjtë, i kompleksuar nga një takim entuziast me të rinjtë, që kundërshtari Rama zhvilloi në bastionin e të djathtës, në Shkodër.

I plakur, kryeministri Sali Berisha u emocionua kur të rinjtë e duartrokitën atë.

Berisha tha se nuk është i ri në moshë, por i ri në shpirt.

Vij sot në këtë konventë më i frymëzuar, më mirënjohës se kurrë në jetën time ndaj jush. Vij sot pasi nga 8 dhjetori, ditën tuaj, gjer më sot kemi zhvilluar së bashku një dialog më të gjërin në historinë tonë, dialog për të ardhmen tuaj dhe të shqiptarë, dil për të ardhmen e Shqipërisë, për shkollim tuaj, për punësimin, jetën që meritoni, për integrimin e Shqipërisë në Evropë. Vij sot për tju siguruar se ndonëse në moshë dallojmë nga njëri tjetri, unë nuk kam vitet tuaj, por në shpirtin tim dhe zemrën time, ndjej përjetoj, perceptoj çdo gëzim tuajin, çdo sukses tuajin, çdo brengë tuajën, çdo arritje tuajën dhe çdo dështim.

Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat e juaja, besimi im është në regjine tuaj, përkushtimi im në vizion tuaj ja sepse unë ndjehem gjithnjë bashkëmoshatar me ju, i vendosur tju ndjek dhe tju udhëheq ju hap pas hapi gjer në shndërrimi ne ëndrrave tuaja në realitet. Nuk kam moshën tuaj në vite, por jemi bashkëmoshatar në liri, mosha juaj e lirisë është mosha që ju me guximin trimërinë dhe vizonin i dhuruat çdo shqiptari dhe mua, tha Berisha.

Kryeministri i porositi të rinjtë që të duan Shqipërinë, duke thënë se dashuria për vendin është leva e Arkimedit që do integrojë vendin në BE.

Kurse dy rivalët për të zënë vendin e të plakurit kryeministër, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha, të dy sulmuan Edi Ramën.

Rama jo thjesht ka votuar kundër çdo ligji dhe reforme dhe buxheti, por në përgjithësi sulmon, arsimin, të rinjtë pedagogët. Nuk ka nguruar të sulmojë gjithë sistemin arsimor, deri dje, të drejtën e arsimit mund të merrje jo vetëm se ishe më i zoti, por pasi partia e Edi Ramës vendoste nëse je i denjë për të vijuar shkollën e lartë. Ne nuk do i kthehemi këtyre ideve të dështuara, që mbajtën peng rininë shqiptare ne ecim para, tha Topalli.

Kurse Lulzim Basha tha se prioriteti numër 1 i PD janë të rinjtë.

Ne kemi zgjedhur të rinjtë si prioriteti numër 1 i Partisë Demokratike , kemi zgjedhur ti japim mundësi të rinjve. Ne ju zgjodhëm ju të parët, refuzuam konfliktin politik . Ish- kryetari bëri zgjedhjen e tij, që shpreson se ju nuk do e mbani mend, por kujtesa nuk na ka lënë. Punët e bëra mbeten dhe jo fjalët. Ju e dini qëndrimin e PD-së dhe Sali Berishës, dini se çfarë kemi bërë për rininë dhe kemi shumë për të bërë. ju bëj thirrje zgjidhni PD dhe Sali Berishën, theksoi Basha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›