Banoret e pallatit qe u perfshi nga flaket te shqetesuar per kthimin e energjise
Mëngjesi i të hënës i ka gjetur banorët e pallatit pranë sheshit “Rilindja”, të qetë dhe të sigurtë nga rreziku i zjarrit, por të shqetësuar për faktin se kur do u kthehet energjia elektrike
Mëngjesi i të hënës i ka gjetur banorët e pallatit pranë sheshit “Rilindja”, të qetë dhe të sigurtë nga rreziku i zjarrit, por të shqetësuar për faktin se kur do u kthehet energjia elektrike dhe kur shtëpitë e tyre do të jenë të pastra nga tymi dhe të banueshme. Pallati u përfshi nga flakët mbrëmjen e të djeshme. Zjarri nisi nga shkrirja e ndonjë prej telave të kollonës së shpërndarjes së energjisë elektrike për apartamentet e pallatit 12-katësh.
Zjarrëfikësit të ndihmuar edhe nga policia arritën të menaxhonin në më të mirën e mundshme situatën. Arritën të hynin dhe kontrollonin çdo apartament për të ndihmuar banorët që mund të ishin në rrezik apo vështirësi shëndetësore si pasojë e asfiksisë nga tymi. Dy fëmijë që ndodheshin vetëm në banesë u evakuuan nga zjarrfikësit, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të dëmtuar apo lënduar nga ngjarja. Ky nuk ishte rasti i parë i zjarrit në kabllot e shpërndarjes së energjisë elektrike në këtë pallat, ndërsa banorët akuzojnë për cilësinë e dobët të punimeve si shkak për të tilla ngjarje.