E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Elbasanit nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë

cmimi-i-universitetitNew York- Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka marrë Çmimin Ndërkombëtar të Cilësisë.

Ky çmim është akorduar nga  Kongresi Nderkombetar i Cilesisë në New York, më 27 maj, ku e pranishme për marrjen e çmimit ka qenë kryetarja e Këshillit të Profesorëve Prof. Dr. Vilma Tafani, ndërsa është i pari nderim për një universitet shqiptar.

Trofeu i është dorëzuar profesoresh Tafanit nga Jose Prieto, president i BID-së, i cili ka vlerësuar punën e universitetit Aleksandër Xhuvani. Ndërsa çmimi është prezantuar sot për universitetin nga rektori Liman Varoshi në një konferencë për shtyp.
Varoshi u shpreh shumë i kënaqur për këtë nderim që i bëhet universitetit Aleksandër Xhuvani.

Ai tha se ky çmim është i merituar dhe që tregon arritjet konkrete të universitetit Aleksandër Xhuvani në disa drejtime. Universiteti i Elbasanit është përzgjedhur ndër 52 institucione nga 52 vende të botës si më i miri në fushën e iniciativës.

Kriteret mbi të cilat është dhënë ky çmim janë bazuar në: Një organizatë e drejtuar nga cilësia, qasje me klientin në mendje, kënaqësia në punë, rinovimi teknologjik, efikasiteti i sistemit, udhëheqja në shoqëri dhe përqëndrimi në fushat më fitimprurëse të biznesit. Çmimi ndërkombëtar i cilësisë IQS njeh dhe vlerëson angazhimin e plotë dhe përsosmërisë. Ndërsa përfitues të këtij çmimi do të jenë pedagogët e teknologjisë së informacionit, të cilët do të përfitojn trajnim ndërkombëtar falas për 2 vjet.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›