E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha braktis Fevziun, zgjedh emisionin e Arjan Çanit

berisha-fevziuTiranë- Kryeministri Sali Berisha nuk është parë të shkojë gjatë kësaj fushate dhe me shumë mundësi nuk do të shkojë deri në fund, në emisionin Opinion në TV Klan, ku bënte vetë si pyetjet ashtu edhe përgjigjet.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes tij dhe drejtuesit, Blendi Fevziu, por kryeministri ka bërë divorc me emisionin dhe gazetarin e tij të preferuar, shpesh deri në rangun e këshilltarit të tij personal.

Por pavarësisht kësaj, Berisha ka vendour ta thyejë heshtjen e daljes në emisione televizive, pasi nesër do të jetë i pranishëm në emisionin e gazetarit Arjan Çani, Zonë e Lirë, ndërsa dy ditë më pas ka vendosur që të shkojë në Vizion Plus pas thirrjeve të shumta në Apartamentin 2XL

Ndryshe nga kryeministri, rivali i tij Edi Rama, këtë vit ka marrë pjesë në emisionin Opininion, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe sot. Mungesa e shefit të ekzekutivit ka bërë që të mungojnë edhe emra të tjerë nga Partia Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›