E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në samitin e liderëve konservatorë, për të diskutuar përballimin e krizës së euros

29-06-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë dje në Samitin e Partive Popullore Europiane (PPE), i cili i parapriu mbledhjes së Këshillit Europian, punimet e të cilit do të përqendrohen tek rrugët, mënyrat dhe format më efikase për të përballuar krizën e Euros
 
Kryeministri Berisha mori pjesë dje në punimet e Samitit të Partive Popullore Evropiane,  i cili mblodhi në Bruksel Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane.
Në samitin, që u drejtua nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, morën pjesë edhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Gjithashtu të pranishëm ishin Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.
Në samitin, i cili i paraprin mbledhjes së radhës së Këshillit Europian u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale ekonomike në Eurozone si dhe për rrugët, mënyrat dhe format më efikase për të përballuar krizën e Euros, rikthyer rritjen ekonomike në hapësirën e Eurozone dhe masat e nevojshme për disiplinën fiskale.
Gjatë punimeve të samitit, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për tu takuar me liderët europianë të qendrës së djathtë pjesëmarrës në samit, të cilët i njohu me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, si në rrafshin politik ashtu dhe në atë ekonomik, dhe progresin e reformave ne kuadër të integrimit europian. Gjatë këtyre takimeve, kryeministri theksoi se përparësi madhore e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i projektit të integrimit të vendit në BE

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›