E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në terr edhe sot, nis vizitë në Malin e Zi

Si rallë ndonjëherë, kryeministri Sali Berisha ka lënë në “zbrazëti” hapësirën mediatike në dy ditët e fundit. Ai ka gjithmonë një arsye për t’u shfaqur për këtë herë nuk e ka bërë. Heshtja ka pllakosur pas lëshimit të tre urdhër-arresteve nga ana e Gjykatës së Apelit për dy ish-kreun e Gardës së Republikës, shoferin e tij dhe shefin e IT-së në kryeministri.

Pak orë para lëshimit të këtyre urdhrave, Berisha kish deklaruar në një intervistë me Alfred Pezën se kryeministria nuk kishte kamera të cilësisë së lartë dhe se nuk kishin pamje për 21 janarin.

Këtë e përgënjeshtroi ekspertiza e FBI-së, në momentin që njoftojë se nga kryeministria ishin fshirë pamjet e regjistruara nga 11 kamera të cilësisë së lartë.

Sot, në një njoftim për shtyp thuhet se Berisha është nisur në një vizitë njëditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut Igor Luksiç.Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Berisha do të takohet me Luksiç, me të cilin do të zhvillojë një takim tetë-a-tetë. Berisha do të takohet gjithashtu me Presidentin e Filip Vujanoviç dhe me zv.kryetarin e Parlamentit Zeljko Sturanoviç.

Gjithashtu, kryeministri Berisha do të takohet dhe me kryetarin e PDS-së së Malit të Zi, ish-kryeminstrin Milo Djukanoviç.Ky i fundit e nxorri zbuluar në një intervistë për Ilva Taren për thyerjen e embargos gjatë luftës së Serbisë në Kosovë.

Në këtë vizitë Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të partive shqiptare, si  Mehmet Bardhi kryetar i Lidhjes Demokratike, Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva, Genci Nimanbegu i FORCA dhe Mehmet Zenka i Unionit Demokratik Shqiptar.Në fund ai do të takohet me kryetarin e Komunës së Tuzit Nikola Gegaj dhe atë të Ulqinit Nazif Cungu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›