Vlorë, aksident me pasojë dy të vdekur dhe një të plagosur
Një aksident automobilist me pasojë dy të vdekur ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Vlorës. Aksidenti ka ndodhur në Fushë-Dukat nga ku humbën jetën çifti i moshuar Sulo dhe Mino Liko.
Çifti, rreth të shtatëdhjetave, ka qenë pasagjer më automjetin e drejtuar nga Azis Gjoni, i cili ka mbetur i plagosur. Gjoni është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës por ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes dhe për këtë pritet hetimi. Dyshohet se shkak është udhëtimi me shpejtësi të lartë