Berisha niset për një vizitë zyrtare në Podgoricë

Vizitë vjen pas një shtyrje disa javë më parë, ky kryeministri nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Berisha do të pritet nga Kryeministri i Malit të Zi z. Igor Lukšić me të cilin do të zhvillojë një takim tête-a-tête që do të pasohet nga takimi i delegacioneve respektive.
Pas takimit, ambasadorët e të dy vendeve do të nënshkruajnë Marrëveshjen për përcaktimin e pikës së përbashkët të kalimit të kufirit Grabon - Zatrijebacka cijevna.
Më pas, dy Kryeministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Malit të Zi, z. Filip Vujanović dhe me Zëvendëskryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Željko Šturanović.
Gjithashtu, Kryeministri do të takohet dhe me kryetarin e PDS-së së Malit të Zi z. Milo Djukanovic. Në vijim të vizitës në Malin e Zi, Kryeministri Berisha do të takohet edhe me përfaqësues të partive shqiptare, si Mehmet Bardhi kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Vasil Sinishtaj i Koalicionit Shqiptar Perspektiva, Genci Nimanbegu i FORCA dhe Mehmet Zenka i Unionit Demokratik Shqiptar.
Më pas, Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë Tuz, ku do të pritet nga kryetari i Komunës z. Nikola Gegaj dhe do të takohet me përfaqësues të Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit. Vizita e Kryeministrit Berisha do të përmbyllet me një vizitë në Ulqin ku do të pritet dhe do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu. /Start/
2012-01-25 09:52