Berisha në turin “Shqipëria në NATO”: Ne, mazhoranca e premtimeve të mbajtura
Në kuadër të turit “Shqipëria në NATO”, Kryeministri Sali Berisha vizitoi dje qarkun juglindor të Korcës, ku zhvilloi edhe takime me banorët e zonave përkatëse. Gjatë vizitës së tij kreu i qeverisë, përuroi fillimin e një serie punimesh, të disa projekteve të rëndësishme, si ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ujësjellës-kanalizime, etj. Berisha prezantoi para banorëve reformat e ndërmara nga qeveria, të cilat mundësuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Në ndalesën e tij në qytetin e Bilishtit, Kryeministri siguroi qytetarët e këtij qyteti dhe mbarë qytetarët shqiptarë se qeveria po punon me përkushtim për realizimin e të gjitha reformave të domosdoshme, me synim kryesor përmbushjen në një kohë sa më të shpejtë të dy projekteve të mëdha kombëtare, anëtarësimin e plotë në NATO dhe në BE. “Kam ardhur shpesh këtu dhe do të vij por sot e kam gjetur Devollin më të bukur se kurrë. Sot kam gjetur këtu fusha të këtij rrethi të qëndisura më bukur, kam gjetur fusha të punuara nga fermerë që i kanë dhënë një fytyrë të vërtetë europiane Devollit. Kam ardhur këtu për të biseduar me ju për projektet tona çfarë ne kemi realizuar dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen. Besoj se të gjithë jeni dakord se ne ia dolëm që në vitin 2008 të përjetojmë dy nga ngjarjet më të mëdha në historinë tonë kombëtare; pavarësinë e Kosovës, pjesa e kombit që vuajti nga shtypjet çnjerëzore sot është e pavarur ndaj sot jemi dhe ne realisht të lirë dhe të pavarur. Por, 2008 do të shkruhet në muret e kohërave të historisë sonë kombëtare si viti ku së bashku djem dhe vajza, burra dhe gra me përkushtim të madh ia dolëm të vendosim flamurin tonë përkrah flamujve të vendeve më të lira dhe më të fuqishme të Europës dhe të botës, ia dolëm të marrim ftesën për në NATO”, tha Berisha para të pranishmëve. Sipas kryeministrit anëtarësimi në NATO, është një arritje për çdo komb, por shumë herë më e madhe për një komb, të cilin historia e ka nëpërkëmbur, me të cilin historia është treguar njerkë e pamëshirë. “Tani e tutje, u tha Presidenti Bush në sheshin Shën Mark në Zagreb, shqiptarëve dhe kroatëve se kushdo që do të guxojë të prekë lirinë tuaj do të përballet me forcën e fuqinë e SHBA-ve. Liritë tuaja janë mbi të gjitha. Kjo për ne është një arritje, sepse ne kemi mbetur prapa jo se kemi dashur vetë, jo se nuk jemi punëtorë, por kemi mbetur prapa se liritë nuk i kemi patur asnjëherë të sigurta na i kanë dhe na i kanë nëpërkëmbur si pushtimet e jashtme ashtu edhe pushtimet e brendshme. Anëtarësimi në NATO është e ardhmja më e sigurt për ne për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Tani kemi mundësinë të ndërtojmë këtë vend me vullnet, dëshirë me kapacitetet e qytetarëve të lirë. Anëtarësimi në NATO është në korrikun që vjen, përfaqësuesi juaj qoftë ambasador, kryeministër apo president ulen në tryezën e 27 vendeve anëtare që me Shqipërinë dhe Kroacinë bëhen 29. Grupi ynë përfaqëson Shqipërinë si të barabartë dhe ky është një nder i madh për ne. Ikën kohërat kur për ne nuk flisnin mirë, përkundrazi ne zëmë vendin tonë jo se ne kemi një rëndësi strategjike siç përpiqen ta paraqesin ata që punuan me përkushtimin më të madh për të ndaluar dhe bllokuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por sepse bota ka krejt koncepte të tjera për strategjinë sot. Çështjet strategjike janë krejtësisht të ndryshme, por ne e morëm ftesën në NATO sepse treguam me përkushtim për të nderuar dhe vlerësuar lirinë e njëri-tjetrit, për të ndërtuar në vend sistemin demokratik, për të zhvilluar tregun dhe ekonominë e tregut dhe se u treguam besnikë dhe jo siç duan ta paraqesin të tjerët për interesa rajonale, kollagjerët e anti-NATO-s”, deklaroi më tej kreu i qeverisë. Gjithashtu, kryeministri theksoi se “Shqipëria nuk shkonte dot drejt NATO-s me qytetet dhe rrethet e saj që dominoheshin nga bandat, nga Aldo Baret, Nehat Kullat, Lul Berishat e të tjerë me radhë”. “Ti i që nuk siguron dot qytetarët e tu, nuk mund tu japësh kontribut për sigurinë e të tjerëve. Duhet të tregosh seriozitet në garantimin e jetës dhe të sigurisë së qytetarëve të tu, sepse nuk mund të jesh kontribut për sigurinë në qoftë se nuk garanton sigurinë e qytetarëve të tu”, tha Berisha. Lufta me tolerancë zero që i bëmë krimit të organizuar, çmontimi i bandave, vendosja para drejtësisë e mbi 900 bosëve dhe anëtarëve të mafies shqiptare, mafies ndër më të rrezikshmet në Europë bindi të gjithë aleatët tanë se shoqëria shqiptare nuk është një shoqëri që mbështet krimin, shqiptarët kanë kodin e tyre ligjor dhe moral. “E luftuam atë me eficencën më të madhe. Sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta të rajonit dhe të Europës me treguesit e kriminalitetit nën mesataren e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Kjo është meritë e burrave dhe grave të policisë dhe institucioneve të tjera. Kjo luftë është kundër krimit dhe për zbatimin e ligjit”, theksoi Berisha. Gjithashtu Kryeministri e vuri theksin në reformat ekonomike të qeverisë si dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe fusha të tjera.
Berisha: Po presim njëri pas tjetrit shiritat e premtimeve të mbajtura/Kryeministri Berisha përuroi dje fillimin e punimeve për sistemin e kanalizimeve në komunën Dishnicë të rrethit të Korçës. Gjatë kësaj ceremonie Kryeministri tha se qeveria po pret njëri pas tjetrit shiritat e premtimeve të mbajtura. “Siç e shihni ne premë shiritin e një premtimi të mbajtur, në Bulgarec po ashtu, gjithashtu në Sarandë, për rrugën industriale në Pogradec dhe shëtitoren e këtij qyteti gjithashtu premë shiritin e një premtimi të mbajtur. Nga Qafë Plloça inspektova segmentet e autostradës, gjithashtu edhe ky një premtim i mbajtur dhe kam kënaqësinë të deklaroj se po kalojmë nga një premtim i mbajtur në tjetrin”, tha Kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë Kryeministri theksoi se pak muaj më parë u inaugurua ujësjellësi i Komunës së Dishnicës dhe tani me këtë projekt fillon investimi për kanalizimet me vlerë 50 milionë lekë. “E sigurova kryetarin e Komunës së Dishnicës, dhe çdo pushtetar vendor, pavarësisht ngjyrave politike, se do të kenë mbështetjen e plotë të Kryeministrit për projektet e tyre që ndryshojnë jetën e komunitetit”, theksoi Berisha. Kryeministri Berisha përuroi edhe fillimin e punimeve të rrugës në Komunën e Liqenasit. Kryeministri theksoi se ndërtimi i kësaj rruge do ta kthejë Prespën në një vend turistik me një perspektivë të shkëlqyer. “Është kënaqësi e veçantë që Prespës, kësaj mrekullie natyrore ne po i ndërtojmë një rrugë të standardeve europian, të cilët qytetarët e Prespës e meritojnë plotësisht”, u shpreh Kryeministri Berisha. Kjo rrugë, vijoi më tej Kryeministri, do ta shndërrojë prespën në një vend turistik me një perspektivë të shkëlqyer. “Në zgjedhje premtuam rrugën dhe ne sot e shndërrojmë atë në realitet. Dëshiroj t`ju informoj se në vitin 2008 në infrastrukturën rrugore investimet për qarkun e Korçës janë 14 herë më të mëdha se në vitin 2005, dhe 20 herë më të mëdha se në vitin 2004. Ky është drejtimi kryesor se ku po shkojnë paratë e taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Kryeministri Berisha duke shprehur vendosmërinë e qeverisë për t`i dhënë Korçës dhe Shqipërisë fytyrën europiane që meriton. Ndërsa kryetari i Komunës së Liqenasit, Edmond Themelko falenderoi Kryeministrin Berisha për fillimin e kësaj rruge, të cilën ai e konsideroi si tepër të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Ndërtimi i kësaj rruge me gjatësi 20 km dhe gjerësi 5 m është investim i buxhetit të shtetit me një vlerë 310 milionë lekë. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës ekzistuese, plotësimin e saj me vepra arti dhe pajisjen me sinjalistikë rrugore sipas standardeve bashkëkohore. Gjithashtu shefi i ekzekutivit, inauguroi fazën e parë të punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të Bilishtit. Faza e parë e këtij projekti përfundon në muajin qershor dhe pritet të trefishojë furnizimin me ujë për të gjithë qytetin. Po në qershor do të fillojëfaza e dytë e projektit me vlerë 360 milionë lekë. Kryeministri garantoi autoritetet vendore për alokimin e fondeve për të përfunduar këtë projekt të rëndësishëm për banorët e Bilishtit. “Dje inaguruam fillimin e punimeve për impiantin e pastrimit të ujërave në qytetin e Pogradecit, me vlerë 900 milionë lekë, inaguruam përfundimin e fazës së parë të rrugës industriale, po në Pogradec, sërish një premtim i mbajtur i qeverisë, inspektuam autostradën Korçë- Qafë Plloç, e cila ka një ecuri të shpejtë të punimeve, përuruam Qëndrën Komunitare në fshatin Bulgarec, inaguruam punimet për sistemimin e kanalizimeve në Dishnicë që së bashku me ujësjellësin e sapo inaguruar kapin vlerën e 50 milionë lekëve. Me grantet e qeverisë dhe subvencione të tjera janë mbjellë 320 ha me dru frutorë, mollë. Inaguruam fillimin e ndërtimit të rrugës së Liqenasit me vlerë 300 milionë lekë. Po sot inauguruam edhe punimet për rrugën e Rakicës dhe të fshatit Tren, dy projekte me vlerë 100 milionë lekë. Inaguruam ujësjellësin e Bilishtit me vlerë mbi 400 milionë lekë. Unë ftoj kryetarin e Bashkisë që të fillojë në qershor fazën e dytë të këtij projekti , të cilin qeveria do ta mbështesë. Unë jam njeri i fjalës së dhënë, Kryeministër i fjalës së mbajtur. Nuk e di se si me ndjekin 10-tat , por nga dje dhe sot po ju rendis 10 premtimet e mbajtura”.
Berisha: Politikat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë, kanë rritur në mënyrë të ndjeshme prodhimin vendas/Gjatë vizitës në qarkun e Korçës Kryeministri Berisha u ndal në plantacionin e mollëve të fermerit Rakip Musai në Komunën Progër. Plantacioni i ndërtuar në vitin 2000 , me një sipërfaqe 8.5 ha prodhon rreth 100 ton mollë në vit. Gjatë bashkëbisedimit me fermerët e kësaj zone Kryeministri Berisha tha se çdo vit që kalon e gjen Devollin gjithnjë e më të zhvilluar dhe më të qëndisur me punën, mundin, djersën dhe mençurinë e devollinjve. “Ju jap fjalën se investimet këtu do të shtohen dhe se Devolli do të ketë një infrastrukturë moderne europiane. Ju me punën tuaj i keni dhënë Devollit fytyrën e një zone me bujqësi dhe frutikulturë të zhvilluar. Qeveria do t`ju ndihmojë duke e shndërruar infrastrukturën e kësaj zone në infrastrukturë të standardeve moderne. Së shpejti ky vend do të jetë një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollëve në Ballkan”, u shpreh Kryeministri Berisha duke siguruar fermerët se fondi grand i qeverisë për fermerët është dyfishuar.“Ky fond nga 5 milionë euro e kemi bërë 10 milionë euro. Megjithatë i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë nuk është sasia e duhur, por ne do ta rrisim atë çdo vit”, tha Kryeministri. Duke iu përgjigjur interesit të fermerëve për rritjen e çmimit të naftës, Kryeministri tha se sot çmimi i naftës në tregjet botërore ka kapur një shifër shumë të lartë, 130 dollarë për fucoi dhe në Shqipëri kjo ka sjellë rritjen në tërësi të çmimeve të produkteve bujqësore. Nafta krijon vështirësi në punën tuaj dhe ndikon në prodhimin tuaj, tha më tej Kryeministri, por nëse do të vazhdohet kështu do të ketë një ripërshtatje të madhe ndaj këtij problemi. “Ne jemi para alternativave së pari për heqjen e taksës për miellin dhe grurin, por kjo nënkupton se prodhimet tuaja bujqësore të mbesin në fushë. Ju keni dy vjet që i shisni prodhimet tuaja. Para katër vjetësh unë vizitova Kolonjën dhe një fermer, i cili kishte 2 mijë rrënjë mollë shprehu shqetësimin se nuk arrinte t`i shiste dot ato për shkak të konkurrencës të mollëve që vinin nga importi. Sot situata është krejt ndryshe dhe ne kemi ndryshuar gjendjen falë disa mekanizmave që kemi ndërmarrë me qëllim që ju të keni mundësi të shisni prodhimet tuaja”, iu tha më tej Kryeministri fermerëve. Kryeministri shpjegoi se aktualisht qeveria fiton 10-15 milionë euro nga taksa e grurit dhe e miellit,por nga ana tjetër ka akorduar 15 milionë euro për kompensimin e pensioneve dhe rrogave të ulëta për bukën që ata blejnë më shtrenjtë. Kryeministri ripërsëritiu edhe njëherë vendosmërinë për kompensimin e tyre qindarkë për qindarkë. “Fakti që ju e keni qëndisur Devollin në çdo pëllëmbë tregon se ju keni besim tek tregu. Është merita e punës dhe djersës tuaj për këto që keni arritur. Qeveria qëndron fuqishëm në anën tuaj dhe kjo është rruga më e sigurt, për të dalë nga varfëria”, nënvizoi më tej Kryeministri Berisha, i cili tha se në mbështetje të fermerëve qeveria ka ulur TVSH-në, e cila ka patur një ndikim të madh. “Ndihma nga kjo masë është 50 milionë euro, dhe me vendosjen e TVSH-së 6% kemi futur në vend një praktikë të re dhe të mirë. Në mbështetjen tuaj qeveria ka rritur pensionet nga 34 mijë lekë në 60 mijë lekë sot, dhe këtë vit do të ketë një rritje të mirë. Ne do të ecim drejt barazimit të pensioneve. Tre vjet më parë ne u zotuam se do t`i dyfishonim ato e bëmë këtë dhe do të ecim më tutje”, u shpreh më tej Kryeministri. Më tej Kryeministri u sugjeroi fermerëve që të depozitojnë projektet e tyre në Ministrinë e Bujqësisë në mënyrë që të përfitojnë nga fondet për rritjen e mëtejshme të prodhimeve bujqësore. Gjithashtu Kryeministri vizitoi edhe qendrën e ruajtjes dhe përpunimit të produkteve bujqësore në komunën Progër ku shprehu mbështetjen e qeverisë për ngritjen e qendrave të tilla, të cilat do të ndihmonin fermerët në gjallërimin e tregut. Kryeministri tha se me politikat mbështetëse që ka dhënë qeveria në ndihmë të fermerëve, sipërfaqet e mbjella në rrethin e Korçës kanë ardhur duke u rritur.