E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne veri: Ndihma familjeve ne nevoje

Pas shpalljes se gjendjes se emergjences ne zonat verilindore te vendit, te prekura me shume nga dimri i ashper, kryeministri Sali Berisha ka shkuar me helikopter ne qytetet e Peshkopise dhe te Kukesit.

Ai eshte informuar nga autoritetet vendore se gjendja eshte nen kontroll dhe, megjithese disa zona jane te izoluara, ushqimet dhe ndihmat mjekesore nuk kane munguar.

Por pavaresisht kesaj, kryeministri Berisha tregoi nje rast ne Luren e bllokuar nga debora, ku mjet shpetimi per ilacet eshte perdorur celulari i kryeministrit, numri i te cilit ne fakt eshte publikuar per te denoncuar korrupsionin.

“Dje ne mbremje mjeku me informoi se kane problem mungesash ne ilace dhe sot kam urdheruar helikopteret te shkojne. Nuk duhet te leme asnje familje te vetme pa e ndihmuar”, ka deklaruar Berisha.

Ndersa ne Kukes kreu i qeverise vizitoi spitalin e qytetit ku eshte njohur me kushtet e pacienteve te shtruar, dy prej te cileve ishin te zonave te izoluara nga debora. Kryeministri Berisha kerkoi kujdes te vecante per sjelljen ne spital te cdo te semuri ne kete situate te veshtire.

“Nje apandesit mund t’i ndodhe kujtdo dhe nje gje kaq e thjeshte mund t’i marre jeten nje njeriu, prandaj ne transportin do ta bejme me cdo lloj menyre”, ka pohuar Berisha.

Ne Peshkopi dhe ne Kukes kryeministri garantoi autoritetet lokale se qeveria do te mbuloje te gjitha shpenzimet e paparashikuara, te krijuara ne zonat ku eshte shpallur gjendja e emergjences.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›