E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, i ftohti shkakton viktimën e parë

I ftohti që ka përfshirë Korcën, prej më shumë se dy javësh, ka shkaktuar dhe viktimën e tij të parë. Sipas burimeve të policisë, 41 vjecari Artan Tafka, banor i fshatit Zëmblak në rrethin e Korçës, është çuar i vdekur në spital, rreth orës 9.15 të ditës së premte. 

KORCE- 41 vjeçari Artan Tafka është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm, si rezultat i të ftohtit.
I ftohti që ka përfshirë qarkun juglindor prej më shumë se dy javësh ka shkaktuar dhe viktimën e tij të parë në Korcë.
Sipas burimeve të policisë, viktima banor i fshatit Zëmblak në rrethin e Korçës, është çuar i vdekur në spitalin rajonal të juglindjes rreth orës 9.15 të ditës së premte.
Policia pas njoftimit për të vdekurin nga spitali ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa autopsia mjeko-ligjore ka kryer veprimet e saj mbi kufomën për të gjetur shkakun e vdekjes. Sipas mjekëve ligjorë shkaku kryesor i vdekjes së 41 vjecarit ka ardhur si rezultat i , të ftohtit dhe alkolit të tepërt, që kishte konsumuar.
Sipas të njëjtave burime, dhe nga dëshmitë e dhëna në polici nga të afërm të të ndjerit mësohet se Tafka pasi ka kaluar disa orë me të njohur të tij në një lokal në qytetin e Korçës më pas e ka kaluar natën jashtë në temperatura mjaft të ulëta deri ne -2 gradë celsius.
(e.n/News24/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›