Baze: Bllokimi i Tema, hakmarrje e Berishes

Duke folur ne nje interviste per VOA, Baze ka theksuar se Berisha ka shkelur vendimin e gjykates qe i lejon gazetes “Tema” te punoje ne ate ndertese.
“Berisha ka urdheruar te mos zbatohet vendimi i gjykates. Ne nuk kemi hyre ilegalisht ne ate ndertese, por kemi nenshkruar nje kontrate 20 vjecare, prandaj mendojme se kjo eshte dore e qeverise. Eshte nje hakmarrje ndaj gazetes “Tema””, ka deklaruar Baze.
Sipas tij, redaksia e “Tema” ka hyre ne ndertese para se qeveria ta shpallte ate si te rendesise se vecante dhe bllokimi i saj nuk ka te beje fare me projektin e kartave te identitetit.
“Qeveria e mori vendimin per ta shpallur objekt te rendesise se vecante nje vit pasi ne kishim hyre ne ambjentet e nderteses. Kjo nuk ka te beje fare me prodhimin e kartave te identitetit, pasi ne ate zone punojne edhe firma te tjera dhe policet ndaluan vetem gazetaret e gazetes “Tema””, ka pohuar Baze.
Ai ka shtuar me tej se me kete bllokim gazeta rrezikon te mos publikohet normalisht pasi ne ndertese ndodhen kompjuterat e faqosjes dhe shtypshkronja.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code