E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anullohen fluturimet, 120 pasagjerë bllokohen në Rinas

 

TIRANE- 120 pasagjerë që duhet të udhëtonin me një linjë ajrore nga Rinasi drejtë Londrës, janë bllokuar qysh në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit. Kompania e fluturimeve nuk ka njoftuar pasagjerët për anullimin e këtij udhëtimi, duke i lënë në pritje ata me orë të tëra në terminalin e Rinasit. Ende nuk dihen shkaqet e anullimit të udhëtimit nga kompania në fjalë, por pasagjerët kërkojnë një ditë tjetër udhëtimi ose dëmshpërblimi të biletës. Fakti në fjalë është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë aeroportit të Rinasit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›