Berisha nga Durresi Te sigurte drejt mandatit te trete
Nga Durrësi kryeministri Sali Berisha është shprehur i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Këtë deklaratë shefi i qeverisë e ka bërë gjatë vizitës në fabrikën e përpunimit të peshkut në Durrës.
Sigurinë për mandatin e tretë kryeministri e bazon në krijimin e vendeve të reja të punës dhe investimeve të qeverisë së tij.
“Të ecim të sigurtë drejt mandatit të tretë. T’i lëmë atyre ngjalat që unë sapo i pashë poshtë”-ironizoi kreu i qeverisë.
Duke folur për një plan kombëtar të qeverisë së për peshkun, ai premtoi ripërtëritje të plotë të flotës së peshkimit nëpërmjet kredive të buta.
Gjithashtu ai premtoi subvencionim për rasatin e peshkut dhe krijimin e mijëra vendeve të punës në këtë sektor. Sektori i peshkimit- theksoi ai, përbën një nga potencialet e mëdha të vendit, ku eksporti i tij arrin në 20 milionë euro.
Sipas tij kjo fabrikë përpunon 2400 ton peshk dhe ka kapur tregjet me të mira të Evropës, duke u bërë një emër i njohur në Itali dhe Spanjë.