E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Fieri Gjithcka qe arsimi te kape nivelet me te larta

Kryeministri Sali Berisha ka përuruar sot shkollën e mesme "Janaq Kilica" në qytetin e Fierit. Edhe këtu kryeministri përsëriti sërish prioritetet e qeverisë së tij që janë arsimi dhe infrastruktura. Duke shprehur kënaqësinë e pjesëmarrjes në përurimin e kësaj shkolle kryeministri tha se investimi prej 187 milionë lekë e ka bërë këtë shkollë moderne dhe bashkëkohore. Sipas tij kjo shkollë është e pajisur me laboratorë bashkëkohorë dhe me një kapacitet prej 1200 nxënësish.
“Ju uroj gëzuar shkollën dhe ju garantoj se për qeverinë time nuk ka dhe nuk mund të ketë përparësi më madhore se arsimi. Mazhoranca ka bërë dhe do bëjë gjithçka që shkollimi i fëmijëve tanë të jetë gjithnjë e më i mirë dhe të kapë gjithnjë standarde më të larta”- e nisi fjalën e tij kreu i qeverisë, ndërsa premtoi se Shqipëria do mund të jetë vend i zhvilluar, i shpikjes, dijes dhe inovacionit.
“Shqipëria do mund të jetë vend i zhvilluar kur në të katër anët e saj do ketë sistemin rrugor më të mirë në rajon në mënyrë që pasuritë e saj të marrin vlerë, në mënyrë që ekonomia shqiptare të ketë të gjitha mundësitë e qarkullimit të lëvizjes”- nënvizoi kryeministri i cili shtoi se qeveria e tij është përqëndruar në shkolla e rrugë rrugë e shkolla.
Kryeministri theksoi gjithashtu se si rezultat i bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe lokale, duke vënë interesat qytetare para atyre partiake janë ndërtuar 54 objekte shkollore dhe 15 shkolla të reja, ndërsa akuzoi ish-kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Rama, që në 11 vjet ka ndërtuar vetëm 7 shkolla në Tiranë.

Ai e cilësoi arsimin si Levën e Arkimedit për të bërë realitet ëndrrën “Shqipëria vend i zhvilluar”, duke cituar investimet që janë bërë në këtë fushë në të katër anët e vendit, si ndërtimi i 1300 shkollave, shtrirja internetit në çdo klasë dhe dyfishimi i numrit të studentëve, ndërkohë që vetëm në qarkun e Fierit janë ndërtuar dhe rindërtuar 71% e shkollave.

Berisha premtoi gjithashtu edhe rritjen e rrogave të arsimtarëve dhe të pensioneve duke u shprehur se ky ishte një nga premtimet më të ëvshtirë për t’u mbajtur.
Ndërkaq kryeministri përmendi të gjitha investimet në qarkun e Fierit, që kapin shifrën e 750 milionë eurove, si ndërtimi i 75 ujësjellësave, ndërtimi i 750 km rrugëdhe së shpejti ndërtimi i By passit t Fierit, që sipas kryeministrit Berisha do ta bëjë Fierin epiqendër ekonomike dhe me infrastrukturë evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›