E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shtyn Ligjin per Gjykaten e Larte

Për të disatën herë ndryshimet ligjore për Gjykatën e Lartë nuk arritën të diskutoheshin në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, për shkak se deputetët socialistë, sic e kishin vënë në dijeni individualisht kreun e Komisionit Rusmali, kishin axhendë tjetër nga ajo e kalendarit të paracaktuar. Ndonëse axhenda ishte personale, produkti ishte koolektiv, asnjëri prej opozitarëve nuk mori pjesë në mbledhje

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë miratoi ndryshimin e ligjit për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, sipas ministrit Halimi një tjetër kërkesë e planit të veprimit për integrim e përmbushur nga dikasteri i drejtësisë, në bashkëpunim me Dhomën e Avokatisë dhe Euralius.

Ky ligj përcakton masa ndëshikomore deri në heqje license për avokatët që zvarrisin proceset gjyqëosore. Licenca e avokatit nuk do të mund të merrret menjëherë pas përfundimit të fakultetit juridik, por ai që e synon atë do t’i duhet të përfundojë dhe një shkollë dhe të çertifikohet nga dhoma kombëtare e avokatisë. Risia e tretë e ligjit është se avokati do të mbajë përgjegjësi nëse u shkakton dëm klientëve. Ministria e Drejtësisë kishte përgatitur dhe një amendament për Kodin e Procedurës Penale dhe atij Civile, po në funksion të këtij ligji, por mungesa e opozitës e bënte të pamundur paraqitjen dhe miratimin e tij, për shkak të shumicës së cilësuar të votave që kërkohen.

Gjykata Administrative nga pikëpamja juridike mbeti peng i miratimit të ndryshimeve ligjore në ligjin për Gjykatën e Lartë, për shkak se duhet të krijohet kolegji administrativ. Krahas kësaj, përcaktohen kriteret e qarta, ndër to edhe të meritës, për gjyqtarët që zgjidhen, referuar dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për kompetencat e presidentit dhe të parlamentit në këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›