E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Hungaria: Shqiptarët e ndëshkuan me votë Ramën për politikën e bllokimit

Share

Emigrantet shqiptare presin Berishen

Kryeministri Berisha , i cili ndodhet në Hungari për një vizitë zyrtare treditore u prit në një takim nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, zoti László Kövér. Gjatë këtij takimi, Berisha ka sulmuar liderin e opozitës. Në këtë kontekst, si dhe pasi pikëpamja e liderit të opozitës për të bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptarëve, u shpreh kryeministri Berisha, qeveria shqiptare është e angazhuar në plotësimin e të gjithë standardeve për të ecur përpara me shpejtësi me hapat e mëtejshëm të këtij procesi, të cilin e konsiderojmë si një proces tërësisht të bazuar në meritë, tha Berisha.

Ndërkohë në një njoftim të kryeministrisë thuhet se: Kryetari i Parlamentit Kövér, duke u ndalur ne situatën politike në Shqipëri theksoi se shpresonte që opozita në Shqipëri te mos i rikthehet më rrugës së gabuar të bojkotit por të kontribuojë përmes pjesëmarrjes në institucionet demokratike, në proceset e rëndësishme në të cilat po ecën Shqipëria si ai i integrimit ne BE. Zoti Kövér shprehu vlerësimin dhe përgëzimet e veçanta për faktin qe Shqipëria është ndër vendet e pakta evropiane që nuk përjetoi krizë në kuadër të krizës globale ekonomiko financiare.

Kryeministri Berisha vizitoi po ashtu Muzeun e Terrorit, i cili i dedikohet krimeve dhe torturave të regjimit fashist dhe atij komunist në Hungari. Ky muze, i vendosur në ish-ndërtesën e policisë sekrete komuniste hungareze, u hap 10 vjet më parë dhe është i pari muze i këtij lloji i hapur në vendet ish-komuniste, duke shërbyer si model për vendet e tjera. Hapja e këtij muzeu ka shënuar interes të jashtëzakonshëm duke regjistruar mbi 4 milion vizitorë.

Në takimin me drejtues të Muzeut, si dhe me Kryetarin e Bashkisë, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e paçmuar që muze të tillë kanë për historinë dhe kujtesën e një kombi. Kryeministri nënvizoi nevojën e ngritjes së një muzeu të tillë dhe në Shqipëri, ku brezat të kenë mundësi të shohin mizoritë e diktaturës komuniste, përfshirë vuajtjet e shkaktuara nga politika hiperkolektiviste e atij regjimi mizor. Drejtues të muzeut shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar në këtë drejtim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›