E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA- Rama takim me zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit

New York- Kryetari i Prtisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të vizitës në SHBA ka takuar sot zv/ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Filip Riker.

Sipas një shkrimi në rrjetin social Twitter, Rama e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm këtë takim pasi janë diskuatuar në mënyrë miqësore dhe të hapur disa tema.

Sipas Ramës, Riker ka premtuar bashkëpunim për të ndihmuar Shqipqrinë në rrugën e integrimit europian.

Rama është nisur para disa ditësh në SHBA ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare disa ditore.

Gjithashtu pjesë e kësaj vizite janë dhe një delegacion i përbërë nga deputetët Ilir Beqja, Andis Harasani dhe Ditmir Bushati.

Vizita ka filluar në auditorin e New York University, ku u organizuhan leksione për studentët dhe folësi kryesor ishte kreu i opozitës.

Në bazë të axhendës, Rama do të takohet me zyrtarë të administratës Obama si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama në SHBA, takim për borxhin me kreun e FMN New York- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër...
  2. Rama nis vizitën zyrtare në SHBA Tiranë- Kryetari i Partisë Sociasliste, Edi Rama, është nisur paraditen...
  3. Rama në SHBA, takim me studentët e Universitetit të New York- ut New York- Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryetari...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›