Rama, takime me kongresmenët amerikanë, diskuton me ta programin e PS

Me kongresmenin Heath Shuler
Pas takimit në Departamentin e Shtetit, kryetari i PS, Edi Rama, është takuar me disa kongresmenë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me programin e PS. Fillimisht vetë Rama njofton për takimin me kongresmenët Eliot Engell dhe Gary Peters. Një bisedë shumë miqësore me kongresmenët Engell e Peters ku folëm për programin tonë të ri dhe gjendjen në Shqipëri përgjithësisht, shkruan Rama në Twitter.
Më pas Rama flet për takimin me kongresmenin Gregory Meeks. Me kongresmenin Meeks folëm për Shqipërinë si aleat i palëkundur i ShBA dhe rëndësinë e demokratizimit të mëtejshëm të vendit tonë, shkruan Rama.
Kreu i PS është takuar edhe me një nga emrat e njohur të futbollit amerikan, Heath Shuler, që tani përfaqëson Karolinën e Veriut në Kongres. Një takim special me yllin e futbollit amerikan, kongresmenin Heath Shuler, ku folëm për programin tonë të sportit në shkollë.
Përpara takimit në Departamentin e Shtetit, Rama ka qenë në Bankën Botërore. Në Bankën Botërore për të nxitur mbështetjen buxhetore për Shqipërinë si një instrument lehtësues për masat e domosdoshme antikrizë, shkruan Rama.