Berisha nga Lezha Te sigurte ne fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit
Nga Lezha ku përuroi segmentin rrugor Kodhel-Dajç-Blinisht, kryeministri Sali Berisha është shprehur i sigurtë në fitoren e zgjehdjeve të 23 qershorit. Këtë siguri kryeministri e bazon në vizionin e Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme të Shqipërisë së zhvilluar, punësimit dhe Integrimit.
“Ne ecim drejt 23 qershorit të sigurtë në fitoren tonë, jo vetëm se ne në mbarë vendin nga jugu në veri nga perëndimi në lindje të vulosim, të firmosim ndryshimin e madh, por sepse ne kemi hartuar vizionin e shkëlqyer për 4 vitet që vijnë të Shqipërisë së zhvilluar të punësimit, të integrimit. Ne kemi sot aleancën më të gjerë në historinë e vendit më të vërtetën në histori. Qendra dhe e djathta shqiptare u bashkuan rreth atyre parimeve, të cilat kanë vënë që ky vend të dalë nga honet e mjerimit në horizontet e zhvillimit”- deklaroi Berisha, ndërsa për aleancën tjetër tha:
“Aleanca tjetër cila është? Jua them unë, si ka thënë kryetari, por si do ju vinte ta thoja unë Sali Berisha. Do thoja fundërrina bashkohuni kundra qelbësirës. A do ju duket një fjalë e papërshtatshme, që për javë të tëra hapën shtypin dhe mediat, ku thuhej, ‘qelbësira të bashkohemi për të rrëzuar Berishën”. Nuk ua kam thënë unë këtë, por idelogë kryesore të tyre pasi u bashkuan, u mbetën halat e Lalzit ne fyt. Atë ia thashë unë atij, një nga një do ua ngecë halat atij. Aleanca e tyre nuk është e vërtetë, 4 parti komuniste, 3 partie serial-killerash e hajdutësh, shikoni listën nga 35 parti që ka në listë, 25 nuk kanë qenë kurrë në zgjedhje”.
Kryeministri ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se frikën më të madhe e ka nga vota e qytetarëve.
“Zoti Rama urdhëro votimin online të emigrantëve. Ti frikën më të tmerrshme e ke nga vota dhe nga kjo nuk të shëroj dot. Nga kjo do të shërojnë shqiptarët”- vijoi më tej shefi i qeverisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të këtij qarku të qëndrojnë në krye të fitores së PD-së për t’i dhënë mbështetje emrit të Shqipërisë më 23 qershor.
Duke përmenduar arrtijet dhe investimet e qeverisë në qarkun e Lezhës kryeministri premtoi subvencionim për plantacionet e shegës.
“Kjo zonë e cila është djepi i shegës po ecën me shpejtësi drejt plantacioneve të saj. Do kenë plantacionet më të mëdha në Ballkan të shegëve dhe cilësisë më të lartë”- premtoi Berisha.
Në Komunën e Dajçit në Zadrimë të Lezhës janë mbjellë konform projektit 38 ha me shegë. Vlera e këtij projekti është 44 milion lekë dhe është në vitin e parë të realizimit të tij.
Fidant janë prodhuar të gjithë në vend dhe kanë qenë fidana standard dhe të çertefikuar të varieteteve të vendit “Tivareshe”dhe “Devedishe”, të cilët janë varitete shumë të vlerësuar për cilësitë e tyre. Janë mbjelle gjithsej 15 800 fidana me bukë dheu, të cilët kanë zënë plotësisht dhe kanë filluar proçesin e rritjes vegjetative të tyre.
Konkretisht kjo sipërfaqe ështe mbjellë vetëm në kodrat e Dajçit. Një bllok në një sipërfaqe prej 7 ha, në një kodër tjetër janë mbjellë 2 ha dhe pjesa tjetër në kurorën rreth qendrës së komunës.
Aktualisht ky është blloku më i madh i mbjellë deri më sot me shegë në vendin tonë, i cili është në konformitet të plotë me programin kombëtar të drurëve arrorë dhe shegës. Perspektiva e zhvillimit të mbjelljeve të reja me shegë në këtë zonë (përfshirë edhe komunën e Hajmelit – Shkodër dhe të Blinisht – Lezhë) kalon mbi 250 - 300 ha, duke bërë të mundur krijimin e bllokut më të madh në ballkan me shegë të kultivuar. Kjo është e parashikuar në studimet e MBUMK-së. Theksojmë se shega në këtë zonë është në habitatin e saj natyral.