E Shtunë, 31 Tetor 2026

Der Standard shkrim per skandalin ne Vjene

Gazeta austriake “Der Standard” ka bërë një shkrim për skandalin e ndodhur në Vjenë mes kryetarit të opozitës Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në aktivitetin e organizuar në Akademinë diplomatike në Vjenë nga Kryetari i Partisë Socialiste Rama ka qenë i pranishëm edhe sekretari i parë i ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, Egin Ceka. Sipas fjalës së vetë diplomatit Ceka, cdo gjë ka ndodhur pas akuzave të Ramës kundrejt diplmatëve shqiptarë, të cilët sipas tij i ka konsideruar si mbeturina. Pas Reagimit të Cekës, Rama i ka kërkuar të dalë jashtë dhe në këtë moment i ëshët afruar duke i tërhequr veshin. Sipas Cekës incidenti nuk ka qenë i dhimbshëm, por përbën një shkelje të rëndë. Nisur nga kjo ngjarje Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor. Kryetari i Partisë socialiste ende nuk është prononcuar publikisht, përfundon shkrimi në “Der standard”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›