E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pashka Ortodoske fluks emigrantesh ne Kapshtice

Kapshticë, Pashka sjell emigrantët në vendlindje.
Kriza ekonomike në vendin fqinj nuk po o pengon emigrantët të kthehen në vendlindje për të festuar Pashkën.
Jetojnë në Greqi por kursimet kanë vendosur ti shpenzojnë në vendin e tyre.
Gjatë fundjavës në doganën e Kapshticës është rregjistruar fluks emigrantësh.
Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia 3826 emigrantë me 764 mjete dhe kanë dalë nga territori ynë më tepër se 2100 persona me 430 mjete .
Fluksi është mirëmenaxhuar nga policitë kufitare të të dyja vendeve, duke mos krikjuar vonesa për përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve.
Policia kufitare greke ka punuar me 2 sportele në dalje kurse në doganën tonë janë hapur 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Ne takimi midis policive kufitare te dy vendeve, u vendos per shtimin e numrit te sporteleve dhe te personelit ne oret e pikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›