Presidenti prezanton kryetarin dhe anetaret e Gjykates se Larte
U zhvillua sot, përpara trupës gjyqësore të Gjykatës së Lartë, ceremonia e prezantimit në detyrë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Z. Xhezair Zaganjori, si dhe dy anëtarëve të sapoemëruar Z. Admir Thanza dhe Z. Tom Ndreca. Në ceremoninë solemne të organizuar me këtë rast, në ambientet e Gjykatës së Lartë, ishte i pranishëm Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Kryetari i Gjykatës së Lartë Z. Xhezair theksoi se vendi ynë, në kuadër të integrimit në strukturat evropiane ka nevojë të ndjekë modelet e vendeve me demokraci të zhvilluar si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atyre perëndimore, të cilat falë bashkëpunimit me pushtetin legjislativ, ekzekutiv, por dhe median, si dhe falë profesionalizmit, integritetit, dhe përkushtimit, kanë arritur të kenë një gjyqsor i cili është kollonë e rëndësishme brenda një shteti demokratik. Ai i’u referua parimit kushtetues që qëndron në themel të ndërtimit të pushtetit shtetëror në çdo vend demokratik, parimit të ndarjes së pushteteve. Në kuadër të ruajtjes së vlerave të demokracisë si formë qeverisje dhe mbi të gjitha mbrojtjes së interesave të qytetarëve, Shqipëria, e cila ndodhet përballë sfidave të mëdha, ndër më thelbësoret ka atë të konsolidimit të shtetit të së drejtës.
Në këtë kuadër, Gjykata e Lartë, e cila qëndron në krye të piramidës së pushtetit gjyqësor, ka një sërë detyrimesh të rëndësishme, si rritjen e transparencës, pavarësisë, performancës dhe përgjigjësisë funksionale në mënyrë që ky pushtet të vijë duke u forcuar e konsoliduar për të përmbushur me sukses rolin dhe misionin e dhënies së drejtësisë, të udhëhequr nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet në fuqi, gjithmonë në funksion të garantimit të një jete më të mirë, më të sigurtë dhe të begatë për qytetarët.
Zaganjori garantoi Presidentin e Republikës, se do të rrisin profesionalizmin në shërbim të rritjes së shpejtësisë së gjykimit të çështjeve, në mënyrë që, përfituesi kryesor të jetë me të vërtetë shteti shqiptar, forcimi i demokracisë shqiptare, por në radhë të parë të jetë qytetari shqiptar.
Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti i Republikës Z. Bujar Nishani, vuri theksin tek rëndësia e madhe që ka unifikimi i praktikave gjyqësore. Forca dhe pushteti ligjor që ka Gjykata e Lartë, krijon mundësinë dhe hapësirën që nuk e ka as një organizëm dhe mekanizëm tjetër për të kontrolluar dhe orientuar si dhe përcaktuar mënyrën e funksionimit të gjykatave të faktit dhe apelit dhe të punës profesionale të çdo gjyqtari.
“Askush nuk mund të ndërhyjë, të shohë, të gjykojë, të analizojë një vendim të çdo gjyqtari të çdo gjykate, kudo që të jetë ai dhe cilit nivel që i përket, as KLD nuk mund ta bëjë këtë dhe asnjë institucion tjetër. I vetmi mekanizëm dhe i vetmi institucion që ka hapësirën ligjore, që ka kapacitetet profesionale është Gjykata e Lartë dhe unifikimi i praktikave gjyqësore është mjeti më efikas për të mos thënë dhe i vetmi pas përcaktimeve ligjore, i cili do të orientojë qartë sesi duhet të sillet një gjyqtar në marrjet e vendimit për çështjet që shqyrton dhe nga ana tjetër është mekanizmi më i mirë për të identifikuar shkeljet ligjore të gjyqtarëve, është mekanizmi më i mirë për të identifikuar vendimet e gabuara, vendimet e padrejta, është mekanizmi më i mirë për të identifikuar shkeljet procedurale që do të thotë është mekanizmi më i mirë për të verifikuar se në çfarë rasti nuk bëhet drejtësi ndaj qytetarit”.
Anëtari i Gjykates se Lartë Z.Admir Thanza vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në prill të vitit 2013.
Anëtari i Gjykates se Lartë Z. Tom Ndreca emërohet në këtë detyrë pas një periudhe gati 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Z. Ndreca ka lindur në Mirditë dhe është diplomuar në vitin 1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë.
Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, u betuan solemnisht se do t’i qëndrojnë kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi duke respektuar rregullat e etikës profesionale.