E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali: Keqardhje dhe indinjatë që FRESSH nuk do përfaqësohet në parlament

elisaKryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali, e cila pritej të ishte në listën e kandidatëve të PS-së për deputetë, por që ka mbetur jashtë, ka shprehur keqardhje dhe indinjatë që FRESSH nuk do të përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm. Megjithatë, ajo thotë se ajo nuk është në politikë duke pritur vënien e emrit nëpër lista.

Unë Elisa Spiropali nuk jam në politikë për ta kaluar kohën duke pritur të më heqin a vënë emrin nëpër lista.

Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetëdija ime dhe s’ka lidhje me pritje, kulisa apo lista. Unë jam në politikë për qëllime të larta; për idetë, për bindjet, në dobi të progresit dhe begatimit që nuk do t’i ndryshoj deri sa të kem frymë.

Ajo që unë kam mësuar nga ju të dashur miq anembanë Shqipërisë në këto 4 vite angazhimi, është se nuk ka gjë më frymëzuese se sa afrimi me njerëzit dhe marrëdhëniet e vërteta me ta.

Unë ndjej se kam bërë shumë rrugë drejt zemrave tuaja. Ky fakt është për mua një frymëzim i pashtershëm.

Si kryetare e FRESSH-it, duke kërkuar, aq sa më përket, ndjesë që FRESSH nuk do përfaqësohet në parlamentin shqiptar, shpreh keqardhjen dhe indinjatën time për faktin se mijëra të rinj idealistë, dinjitozë, seriozë, atyre vetë u është ngushtuar hapësira për të garuar dhe përfaqësuar, dhe as nuk do kenë model të tyre përfaqësimi në parlament përmes angazhimit dhe kontributit, ka qenë reagimi i Spiropalit pas moskandidimit të saj./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›