E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha "ngre" flamurin ne Bruksel

Flamuri shqiptare do te ngrihet sot ne Bruksel mes 27 flamujve te tjere, te cilet perfaqesojne edhe vendet anetare te NATO-s. Ceremonia e nderit qe do te kremtohet ne sheshin "Cour d'Honneur" te kryeqytetit te Belgjikes, beri qe kryeministri Berisha te nisej dje drejt Brukselit, i shoqeruar nga ministri i Jashtem, Lulezim Basha. Ceremonia prej nje ore e 15 minutash, qe do te mbahet per nder te dy vendeve te reja pjesemarrese ne NATO, Shqiperise dhe Kroacise, do te shenoje edhe mbylljen e plote te anetaresimit me te drejta te plota te vendit tone, ne kete Aleance te rendesishme politike dhe ushtarake. Sipas axhendes se ceremonialit, ne oren 9.00 te paradites se sotme kryeministri Berisha, kryeministri kroat Sanader, te shoqeruar nga ministrat e Jashtem dhe ambasadoret e vendeve te tyre ne NATO, do te mberrijne ne sheshin ku do te ngrihen edhe flamujt e vendeve te tyre, krahas flamujve te 26 vendeve anetare te NATO-s. Hyrja e dy kryeministrave ne shesh, do te shoqerohet me muzike qe do te luhet nga banda internacionale e NATO-s, dhe trupat e nderit te Aleances do te marshojne ne menyre ceremoniale. Vetem 45 minuta me pas, flamuri kombetar i Shqiperise dhe i Kroacise do te ngrihen dhe ne menyre ceremoniale, ku do te luhen nga banda, himnet kombetare te Shqiperise, Kroacise dhe atij te NATO-s. Ceremoniali do te vazhdoje me pas me fjalen e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Hap de Hup Shefer, i cili me kete ceremoni mbyll edhe karrieren e tij, ne kete post te larte te Aleances se Atlantikut te Veriut. Me pas kryeministri Berisha do te mbaje fjalen e rastit dhe e njejta gje do te behet edhe nga kreu i qeverise se Kroacise, Sanader. Ceremoniali parashikon edhe nje foto zyrtare mes delegacionit te Shqiperise, atij te Kroacise dhe perfaqesuesve te NATO-s. Ne ceremonine e sotme qe do te mbahet ne Bruksel, do te jene te pranishem edhe 26 ambasadoret e vendeve anetare te Aleances. Sipas njoftimit per shtyp te Kryeministrise, kreu i qeverise shqiptare Berisha, do te zhvilloje gjate qendrimit te sotem ne Bruksel edhe takime dhe bisedimet me perfaqesuesit e larte, qe do te marrin pjese ne kete ceremoni. Tre dite me pare ne Samitin e mbajtur ne Strasburg-Kelh, ku NATO festonte 60-vjetorin e saj, Shqiperia dhe Kroacia u bene vendet me te reja qe u ben pjese e Aleances me te rendesishme dhe te fuqishme ne bote, duke cuar numrin e vendeve anetare ne 28-te. Kryeministri Berisha e cilesoi kete ngjarje si nje mrekulli te lirise dhe theksoi faktin se tashme Shqiperia, eshte futur ne nje ere te re. Dy dite me pare qeveria organizoi ne Tirane edhe aktivitete te shumta, ne kuader te festimit te anetaresimit. Aktivitetet u permbyllen me nje koncert ne sheshin "Skenderbej" ku kryeministri Berisha mbajti edhe fjalen e rastit per kete ngjarje historike. Nderkohe qe vetem nje dite me pare, kishte qene bashkia e Tiranes, ajo qe kishte festuar anetaresimin ne sheshin qendror te kryeqytetit.

Ceremoniali qe do te mbahet ne Bruksel:

Ora 9.00- Mberritja e te ftuarve te nderit ne "Cour d'Honneur"

Muzike nga Banda internacionale e NATO-s. Trupat e nderit te NATO-s do te marshojne ne menyre ceremoniale.

9.45- Ceremonia e ngritjes se flamureve ne shesh

Gjate ngritjes se flamujve do te luhen nga banda, himnet e Shqiperise, Kroacise dhe ai i NATO-s.

9.50- Fjala e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hup Shefer, e ndjekur nga fjalet e kryeministrave te Shqiperise dhe Kroacise, si vendet me te reja te NATO-s.

10.10- Fotoja zyrtare e ceremonise

10.15-Mbyllja e ceremonise


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›