E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi, fal nene Feridene

Presidenti i Republikes, Bamir Topi vuri dje doren ne zemer, duke i falur denimin nene Feridese dhe 36 te denuarve te tjere me burg. Nje dite pas festes se anetaresimit te Shqiperise ne NATO, kreu i shtetit firmosi lirimin dhe faljen e denimit per disa te burgosur. Mes tyre dhe Feride Bakon, 75-vjecare e denuar, e mundi te lere vetem per pak ore qelite e burgut, per t'u bashkuar me familjen vetem me rastin e Vitit te Ri. Si i vetmi qe ka mundesine e ushtrimit te se drejtes se faljes, Presidenti Topi e ushtroi kete te drejte, duke pranuar keshtu dhe thirrjen e bere nga kryetari i opozites, Edi Rama, muaj me pare dhe per te moshuaren Bako. Pak dite para vitit te ri 2009, Rama, duke e cilesuar te moshuaren, simbolin e nje drame te shoqerise qe jeton nen minimumin jetik, i kerkoi kreut te shtetit ta fale ate. Pavaresish se Ferideja, deklaroi disa dite me pare publikisht se kryebashkiaku i Tiranes i kishte kerkuar te mos shkonte me ne burg. Nderkohe qe 75 vjecarja deri dje brenda qelise, terhoqi vemendjen e shume mediave per shkak te merakut te saj se femijet e djalit te saj te vdekur, jane vetem. Me shpresen e perditshme se do te dilte, Feride Bako, vuante cdo dite ne qeli, mbi faktin nese femijet e djalit te saj, kane me se te ushqehen e kush po kujdeset per ta. "Une nuk do rroj 200 vjet. Dua qe te pakten, per aq vjet jete sa me ka mbetur, te rri prane niperve te mi, jetime", u lut ajo publikisht, disa dite me pare. Me fat, konsiderohen dhe disa te burgosura te tjera femra qe rifituan lirine diten e djeshme, fale meshires se kreut te shtetit. Pjese e kesaj meshire, ishte dhe Aurora Brecani, vajza 22-vjecare e denuar sepse vrau nje shtetas pasi e perdhunoi. Lista vijon me emra te tjera femrash, per te cilat Presidenti ushtroi te drejten e faljes. Ne fakt, pritej qe kreu i shtetit Topi, te ushtronte kete te drejte diten e tete marsit, per te burgosurat femra, ashtu sic veproi edhe nje vit me pare. Por duket se kete here, kreu i shtetit e la pas festes se anetaresimit ne NATO. Ne listen e te falurve nga Presidenti, jane dhe disa te burgosur meshkuj, kryesisht ne moshe madhore mbi 70 vjec, te cileve nuk u ka mbetur shume jete per tu jetuar ne liri. Gazeta ve ne dispozicion, emrat e te gjithe te denuarve qe perfitojne ulje denimi apo liri fale firmes se presidentit Bamir Topi. Dekreti i kreut te shtetit, hyri menjehere ne fuqi diten e djeshme. Po keshtu, u percoll po mbreme ne Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve, institucioni i cili do te liroje te burgosurit me kete vendim. Dekreti i kreut te shtetit, u morr ne baze te Kushtetutes, Kodit Penal dhe ligjit "Per Faljen". Ne ushtrimin e te drejtes se faljes, Presidenti i Republikes ka vleresuar dhe eshte mbeshtetur ne kritere, qe lidhen me shlyerjen e fajit nga i denuari dhe rehabilitimin e tij, gjendjen shendetesore, gjinine, moshen dhe llojin e vepres penale te te denuarit.

37 Te denuar Fituan lirine apo ju ul denimi, fale dekretit te Presidentit Bamir Topi. Duke ushtruar te drejten e faljes, kreu i shtetit, vendosi te toleroje per kete kategori personash, nje dite pas festimeve te anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

2 Here Nga zgjedhja ne krye te shtetit, Presidenti Bamir Topi, ka ushtruar deri me sot te drejten e faljes. Nje vit me pare, kreu i shtetit vendosi te fale vetem te burgosura femra me rastin e festes se 8 Marsit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›