E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushellime tek ambasada e SHBA

Pranë ambasadës amerikane në Tiranë kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet për ngjarjen tragjike, të shkaktuar nga sulmi i ndodhur mbi Ambasadën e SHBA në Bengazi të Libisë, si pasojë e të cilit humbën jetën Ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre punonjës të Ambasadës.
Kryeministri i shprehu ngushëllimet më të sinqerta ambasadorit Arvizu, si dhe keqardhjen e thellë për humbjen e rëndë të jetëve njerëzore në këtë akt barbar, terrorist. Kryeministri e cilësoi këtë si një ngjarje tronditëse për Amerikën, por edhe për shqiptarët dhe miqtë e saj kudo në botë. Berisha shprehu besimin se terroristët do të marrin dënimin e merituar. 
Ambasadori Arvizu shprehu mirënjohjen për mesazhet e shumta të solidaritetit të marra nga autoritetet shtetërore dhe qytetarët shqiptarë. Në shprehje të ndjenjave të simpatisë dhe solidaritetit njerëzor, Kryeministri la një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur nga ambasada me këtë rast.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›