E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna per skulpturat e Pavaresise

Në studion e skulptorëve artistët Artan Peqini, i cili po realizon shtatoren e Hasan Prishtinës dhe Kreshnik Xhiku atë të Ahmet Zogut prej disa javësh kanë filluar punën për realizimin e tyre. Artistët të cilët punojnë në studio karshi njëri tjetrit thonë se koha e realizimit për 100 vjetorin e pavarësisë i është kthyer në odise pasi ato punojnë rreth 16 orë në ditë.
Të dy skulpturat do të jenë nga tre metra të lartë dhe do të derdhen në broncë. Peqin thotë se realizimin e figurës së Hasan Prishtinës e ka për herë të dytë ndërsa për perceptimin artistic thotë se mesazhin e jep mësë miri figura e menduar. 
Ndërsa Xhiku thotë se për realizimin e figurës së Ahmet zogut është marrë edhe pëlqimi i familjes dhe një ndër detajet kryesore ka qenë edhe realizimi i dekoratave
Të dy shtatorët priten të realizohen në 100 vjetorin e pavarësisë dhe do të vendosen në sheshet që mbajnë të njëjtat emra. Ndërsa  pas dështimit të konkursit për realizimin e monumentit të Ismail Qemalit është vendosur që skulptura e  autorit Odise Paskali që ndodhet nё Muzeun Historik Kombëtar, zhvendoset nga ky Muze për në lulishten ku kryqëzohet Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›