E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi i shkruan Obamës: Ju falënderojmë për NATO-n dhe mbështetjen për në BE

Tiranë, 3 Korrik, NOA Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 korriku.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e miqësore për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe begati, i shkruan Topi homologut të tij.

Më tej, shton se kjo përkujtohet si dita e fitores së vullnetit natyral të njeriut dhe të një kombi për liri dhe barazi sociale, si një nga vlerat më të çmuara të kombit amerikan që mbetet gjithmonë një frymëzim dhe shembull i përjetshëm për të gjitha kombet.

Me këtë rast, dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, shkruan Topi.

Duke vënë në dukje vullnetin dhe bindjen e tij më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit.
n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›