Kodheli: Ekonomia në rrezik

Partia Socialiste akuzon qeverinë se po keqmenaxhon financat publike dhe po keqpërdor kursimet e shqiptarëve. Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli thotë se ekonomia shqiptare po kërcënohet nga "zmadhimi i tejskajshëm i borxhit të brendshëm" i cili vë në rrezik kredinë për bizneset dhe kursimet e shqiptarëve.
Ajo tha se Sali Berisha dhe Ridvan Bode duhet të lënë mënjanë fshehjen e gjendjes aktuale të ekonomisë me retorika rritjeje e entuziazmi. Kriza tashmë është e dukshme në familjet dhe xhepat e gjithkujt.