E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ngushëllon familjen e komandant Voglit

Kryeministri Berisha

Kryeministri Sali Berisha ngushëlloi familjen e Kapiten Feti Voglit, i cili ra në krye të detyrës, në Kandahar, Afganistan, ndërsa i uron shërim Nëntetarit Aleksandër Peçi, i cili gjithashtu  u plagos në krye të detyrës dhe që aktualisht ndodhet në gjendje kritike

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i qeverisë  shprehet se; Ai sot ju mungon juve, vëllezërve të armëve, me të cilët luftoi në Kandahar, Forcave tona të Armatosura dhe kombit që e nisën në këtë mision të rëndësishëm paqeje. Vepra dhe kujtimi tij do të nderohet gjithmonë. Shpirti i tij do të prehet në altarin e lirisë së kombit shqiptar dhe kombit afgan, për të cilën flijoi jetën e tij.

Kryeministri njofton se ka qene mënjherë në ministrinë e Mbrojtjes, ku është  informuar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Xhemal Gjunkshi dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami, mbi ngjarjen dhe rrethanat, në të cilat Kapiten Vogli ra në krye të detyrës dhe nëntetar Aleksandër Peçi u plagos rëndë.

Po ashtu, kryeministri Berisha i ka telefonuar edhe Komandantit të Njësisë, Kolonel Behar Mara. Kryeministri ka marrë gjithashtu një telefonatë nga Komandanti i ISAF, Gjenerali John Allen i cili ka shprehur ngushëllimet e tij.

Gjeneral Allen  thuhet në deklaratë, e siguroi Kryeministrin se do të bëhet gjithçka që autorët e këtij akti të marrin ndëshkimin e merituar ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›