Vritet komandant Vogli, Peçi në gjendje kome

Në foton lart, komandi Aleksandër Peçi. Foto: Facebook
TIRANE- 20:45| Ministria e Mbrotjes konfirmoi nëpërmjet një konference për shtyp se Nëntetar Aleksandër Peçi nuk ka vdekur por është në gjendje kome. Lajmi është konfirmuar nga Komandanti i Kontingjentit EAGLE 4 të trupave tona me mision në Afganistan, Nënkolonel Behar MARA,i cili më parë kishte raportuar se Aleksandër Peçi kishte vdekur. Sipas ministrisë së Mbrojtjes edhe selia e NATO-s kishte konfirmuar vdekjen e komandove shqiptarë.
Sipas një njoftimi të dytë nga Komandanti i Kontingjentit EAGLE 4 Nënkolonel Behar MARA, konfirmohet se Nëntetar Aleksandër Peçi, i cili u raportua se ka vdekur, gjendet në gjendje kome. Këtë lajm ia kemi përcjellë familjes. Lutjet tona bashkohen me ato të familjes së tij- thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkaq, komandant Feti Vogli mesohet se ishte i martuar dhe babai i nje vajze te vogel, 3 vjeçe.
20: 25| Ministria e Mbrojtjes jep lajme kontradiktore lidhur me humbjen e jetës së dy komandove shqiptarë në Afganistan.
Vetëm rreth 2 orë pas deklarAtës për shtyp, ku ministria e Mbrotjes deklaroi se kishin rënë në krye të detyrës kapiten Feti Vogli dhe nëntetar Aleksandër Peçi, po kjo ministri mesohet se, ka njoftuar familjarët e Aleksandër Peçit se në fakt ai nuk ka vdekur, por është në gjendje të rëndë shëndetësore, në vdekje klinike.
Nëntetar Aleksandër Peçi, 25 vjeç me origjinë nga Tropoja jetonte prej kohësh në Tiranë.
17:13 | Dy komando të misionit shqiptarë Eagle 4 në Afganistan kanë mbetur të vrarë në Kandahar, pas një sulmi të policisë lokale ndaj forcave të Aleancës.
Në një njoftim të ministrisë së Mbrojtjes mësohet se dy komandot e vrarë janë komandanti i grupit te pare special, Feti Bedri Vogli, dhe specialisti i armatimit, Aleksandër Jak Peçi. Te dy kane gjetur vdekjen ne spitalin e Kandaharit.
Sipas njoftimeve paraprake te ministrise se Mbrotjes, sulmi ndaj trupave shqiptare ka ndodhur rreth orës 15:05 me orën lokale, ndërsa trupat shqiptare po shoqëronin një mision të USAID-it. Menjehere pas sulmit jane arrestuar 11 policë afganë.
Gjatë konferencës për shtyp, ministria shprehu vlerësim maksimal për punën e bërë nga efektivat shqiptarë.
U dalluan si ushtarakë që karakterizoheshin nga ndjenjë e lartë e përgjegjësisë. Humbja ka prekur gjithë personelin e kontingjentit Eagle 4 dhe efektivat. Familja humbi dy njerëz të dashur, ne humbën dy ushtarakë të zotë, të përgatitur më së miri- thuhet ndër të tjera në deklaratën e ministrisë.
Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i shprehu ngushëllimet familjarëve.
Gjithashtu, ministria e Mbrojtjes konfirmoi se janë marrë të gjitha masat për riatdhesimin dhe nderimin e tyre, si dhe për mbështetje financiare.
Komadot ishin pjesë e misioni të forcave paqeruajtese Eagle 4 i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012, me një ceremoni të mbajtur në Aeroportin Kombëtar Nënë Tereza, ku kane qene te pranishem Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.