Berisha niset për në Pragë

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, ai do të marrë pjesë nesër, në ceremoninë e funeralit shtetëror në nderim të ish- Presidentit çek Vaclav Havel.
Të pranishëm në këtë funeral shtetëror pritet të jenë zyrtarë të lartë botërorë, kryetarë shtetesh, përfaqësues të njohur të politikës dhe të fushave të tjera. Ish- Presidenti çek Havel u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
Vaclav Havel ishte Presidenti i parë dhe i vetëm post-komunist i Republikës Federative të Çekosllovakisë (1989- 1992) dhe Presidenti i parë i Republikës së Çekisë (1993 – 2003). Ish-dramaturgu i njohur Havel është konsideruar si një prej disidentëve më të fortë antikomunistë në ish-bllokun lindor. /Start/
2011-12-22 15:53